Ilir Proda zgjidhet president i SEPCA-s: Kemi besimin e Interpol, ndërmarrim hapat e duhur për të parandaluar e goditur krimet globale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zgjidhet president i SEPCA-s (Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore).

“Ju siguroj për angazhimin tim maksimal në krye të SEPCA-s dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar bashkërisht duke thelluar më shumë bashkëpunimin e deritanishëm. Ne jemi punonjës policie dhe kemi një mision: luftë pa kompromis krimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendeve tona. Te Policia e Shtetit Shqiptar do të gjeni angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe besueshmëri për të zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta.

Pjesëmarrja e presidentit të Interpolit dhe përfaqësuesve të tjerë të agjencive ligjzbatuese është tregues i mbështetjes dhe besimit që ata kanë te puna jonë, dhe kjo na obligon për të ecur përpara, duke korrigjuar ato që s’kemi bërë mirë dhe duke ndërmarrë hapat e duhur për të parandaluar e goditur krimet globale që kërcënojnë mbarë botën, me qëllim që të mundësojmë sundimin e ligjit dhe krijimin e një ambienti sa më të pasigurt për ata që shkelin ligjin” u shpreh Proda.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të SEPCA-s, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin mbi situatën aktuale dhe rolin rajonal të SEPCA-s në luftën kundër kontrabandimit të qenieve njerëzore dhe trafikimit të emigrantëve, sinergjitë rajonale në luftën kundër krimit kibernetik, forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit operacional rajonal në luftën kundër të gjitha fenomeneve kriminale që prekin vendet e rajonit të SEPCA-s, rritjen e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve, si edhe mbi rëndësinë dhe vlerësimin e rolit të grave në radhët e Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do ta mbajë postin e Presidentit të SEPCA-s deri në muajin dhjetor të vitit 2025.

Asambleja e Përgjithshme e SEPCA-s (Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore) u mbajt këto ditë në Beograd.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë të vendeve anëtare të SEPCA-s dhe Koordinatorët Kombëtarë të saj.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin edhe Presidenti i Interpolit, Gjeneral Major Dr. Ahmed Naser Al Raisi, Ministri i Brendshëm i Republikës së Serbisë, Zoti Ivica Dacic, përfaqësues të OSBE-së, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Europolit, Cepolit, B.K. Austriak, Projektit EU4FAST, etj.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit

Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit