Ilir Shaqiri: “Emily më zgjon çdo mëngjes”
Ai padyshim është një nga balerinët tanë të njohur ku jeta e tij profesionale ka kohë që është ndërtuar me bazë të fortë në qytetin e bukur të Romës. Ilir Shaqiri është tejet i zënë me
Ai padyshim është një nga balerinët tanë të njohur ku jeta e tij profesionale ka kohë që është ndërtuar me bazë të fortë në qytetin e bukur të Romës. Ilir Shaqiri është tejet i zënë me angazhimet e tij profesionale aq sa ditët e tij janë të ndryshme dhe shtrihen mes qyteteve të shumtë të Italisë, ku ai ka hapur sholla baleti dhe jep leksione kërcimi për të rinjtë, nga vende të ndryshme rezidentë në Itali. Në një rrëfim të shpejtë dhe konçizë balerini mundohet të rrëfejë jetën e tij profesionale dhe private në 24 orë…
Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?Kafen e parë në shtëpi.
Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?Zgjimi ideal është kur më zgjon Emily.
Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?Gjithmonë me makinë.
Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?E mendoj shpesh. ..
Projektet tuaja më të afërta?Projekte pune në pritje... dhe shumë interesante... Nuk thuhen para kohe se s’bëhen pastaj.
Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?Nuk dua të gënjej dhe as të më gënjejnë...
E mbani veten për të sthkathët?Besoj se po... po të tjerët e dinë më mirë.
Dreka zakonisht ju gjen…?Kudo…punojë në të gjithë italinë çdo javë e ha kudo.
Cilët janë vendet që ua beson drekën?Në Romë ka disa vende ku hahet shumë mirë e shkoj shpesh. “Butteri”, “ Maroncio” etj.
Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?Preferoj të paguaj.
Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Ç’ndodh?Një tost i mirë kur punon të shijon aq sa një drekë e mirë po të kesh punë e uri.
Celulari që përdorni?“Samsung s 2”
Firmat tuaja më të preferuat?Janë disa. “Guçi”, “Dior”, “Alessandrini”…
Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?Ngjyrat e mia janë të gjitha ato pastel.
Blini më shumë dhurata apo merrni?Të dyja. Kam shumë dëshirë të bëj dhurata e të shijoj kënaqësinë e tjetrit kur e merr.
Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?Emily, një monclear dimri, xhup që i shkonte shumë, ndërsa dhurata e fundit që mora ishte për vit të ri, një teleskop profesional.
Jeni i shoqërueshëm apo i ftohtë si tip?Jam shumë i shoqërueshëm.
Jeni i dashuruar?Po.
I takon miqtë e vjetër?Jo shpesh…
Punoni dhe pasditeve?Pasditeve deri në darkë vonë.
Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqtë apo shlodheni në shtëpi?Preferoj të kalojë “Pub”-ve me miqtë.
Preferoni më shumë një film apo pub?Preferoj më shumë një film artistik ose ..film dokumentarë. .
Në ç’orë shkoni për të fjetur?Natën vonë… diku rreth 24.00 ose 01.00.
Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
75/3
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.8%
-
Jo
43.3%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 2705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media franceze ‘L’Echo Touristique’: Shqipëria, vendi mesdhetar me ambicie të mëdha në turizëm
15 Tetor, 07:56
-
Nga aplikimi te hapja e negociatave, rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së
15 Tetor, 07:45
-
Lufta kundër migracionit të paligjshëm/ Von der Leyen letër vendeve të BE: Të krijojmë qendra të ngjashme me ato të marrëveshjes Itali-Shqipëri
15 Tetor, 07:34
-
Diell dhe temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për sot
15 Tetor, 07:21
-
Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus
15 Tetor, 07:14
-
Shqipëria hap sot negociatat për grup-kapitullin e parë! Rama në Luksemburg, për Report Tv: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda 2030
15 Tetor, 07:12
-
Shmangni konfliktet me kolegët e punës...parashikimi i horoskopit për sot
15 Tetor, 07:00
-
Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë
14 Tetor, 22:51
-
Italia 'shkërmoq' 4-1 Izraelin, Franca fiton në Bruksel! Gjermania mposht Holandën, Ukraina dhe Çekia i bëjnë 'nder' Shqipërisë
14 Tetor, 22:48
-
Plagosi për vdekje 15-vjeçarin në Shkodër, Policia arreston autorin
14 Tetor, 22:47
-
Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam
14 Tetor, 22:30
-
Aksident në Fushë Krujë - Milot, përplasen 5 makina! Plagoset një nga drejtuesit
14 Tetor, 22:19