Ilir Shaqiri prezanton familjen
kërcen me të bijën në 'Domenica Live'

Ilir Shaqiri prezanton familjen<br />kërcen me të bijën në 'Domenica Live'
Balerini i njohur Ilir Shaqiri  është një ndër protagonistët më të spikatur të edicionit të fundit të talent show-t, 'Tu sì que vales' në Itali.  Balerini shqiptar, që ka marrë pjesë në emisione të suksesshme si Buona Domenica, Amici, apo La Corrida performoi në 'Tu sì que vales' në Canale 5, me vajzën e tij Emily.

I ftuar në 'Domenica Live' të Barbara D'Urso, Ilir Shaqiri prezantoi dje familjen e tij dhe rrëfeu adoleshencën e vështirë, nisjen me varkë nga Shqipëria drejt Italisë, dhe njohjen me bashkëshorten e tij Emanuela, me të cilën është martuar 13 vjet më parë.

"Jemi njohur në emisionin La Sai l'ultima. Nuk isha Iliri që jam tani. Në atë kohë nuk isha shumë i sigurtë dhe nuk kisha shumë para. Për të dalë me Emanuela-n duhet të paguaja picat dhe kjo nuk ishte diçka e lehtë për mua"- u shpreh Iliri.

Gjatë emisionit 'Domenica Live' Ilir Shaqiri dhe familja e tij patën edhe një surprizë të bukur, pasi prindërit e balerinit shqiptar, të cilët nuk i kishte takuar prej rreth 1 viti, u shfaqen papritur në studio.

"Të jetosh këto momente është një emocion i papërshkrueshëm. Është dhurata më e bukur që mund të më bënit"- u shpreh Ilir Shaqiri.

Në fund, balerini shqiptar plotësoi dëshirën e prezantueses Barbara D'Ursodhe kërceu me vogëlushen e tij Emily në studion e 'Domenica Live'.

ilir shqaqiri

LINKU per video

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv