Ilir Yzeiri: Berisha ose rikthimi i një megafoni ushtarak të prishur, monoton e të ndryshkur

Ilir Yzeiri: Berisha ose rikthimi i një megafoni ushtarak të prishur, monoton e të ndryshkur

Sali Berisha në Kuvend

Nuk ka gjë më të bezdisshme sesa të merresh me Berishën dhe me ato që ai bën dhe dërdëllis nëpër Shqipëri. Për ata që kanë jetuar periudhën e zboreve ushtarake, ai ngjet me ata altaparlantët e zboreve që viheshin lart në majë të ndonjë shtylle telefoni dhe ndizeshin periodikisht sidomos në kohën kur jepeshin lajmet duke i rishpërndarë ato edhe me anë të këtij mjeti që e shumëfishonte zërin e radios. Më kujtohet se kur kam lexuar librin e Jusuf Vrionit të shkruar bashkë me Erik Faj « Kujtimet e një europiani », në një vend ai kujton se kur ishin duke punuar në një kamp pune në kohën që ishte i arrestuar, më duket në ndërtimin e aeroportit të Tiranës ose në një fshat në Myzeqe, altaparlanti që transmetonte ose që lidhej me Radio Tiranën, gabimisht, ishte lidhur me një stacion rumun dhe po jepte muzikë xhazi. Ne mbetëm të pataksur, kujton ai, pastaj shpejt gabimi u kap dhe radioja vijoi avazin e vjetër.

Altaparlanti si mjet i shumëfishimit të zërit që përdorej për propogandë në kohën e socializmit e sidomos në vendet me shoqërizim të spikatur si kampet e punës, zboret, aksionet etj., ishte një folës apo zëri i një autoriteti që kërkonte të ishte i pranishëm kudo. Me anë të atij zëri dëgjuesit nuk informoheshin, por qëllimi ishte të edukoheshin dhe ky edukim bëhej përmes përsëritjes bajate të së njëjtit tekst. Përsëritja e vazhdueshme në ligjërim e të njëjtit tekst sjell si pasojë humbjen e kuptimit fillestar të asaj që shënon ai tekst dhe frazat apo thëniet që shqiptohen mbeten si zhurma pa përmbajtje. Pikërisht këtë efekt të bëjnë edhe ato që thotë Berisha. Ai është kthyer në një altaprlant të bezdisshëm e të neveritshëm që jo vetëm nuk dëgjohet më, por krijon efektin e kundërt. Ai ndot ambientin publik me zhurma. Thëniet e tij, me qenë se e kanë humbur përmbajtjen fillestare, janë kthyer në zhurma. Këto zhurma eksitojnë vetëm militantët e tij fanatikë ashtu siç ndodh në një disko ku vetëm tingujt ndezin të pranishmit që kanë konsumuar alkool pa qenë nevoja të marrin vesh se çfarë po transmetohet.

Duke u shndërruar në një altaparlant të bezdisshëm e pa asnjë përmbajtje, ai po shkatërron institucionin që prodhon zërin opozitar. Sot demokracia shqiptare është në ditët e saj më të këqija. Altaparlanti i ndryshkur ushtarak i viteve ’50 me të cilin identifikohet Berisha, ka shuar artikulimet e njëmendta opozitare dhe ka hedhur në erë institucionin e opozitës apo atë instancë që duhet të prodhojë ligjërimin opozitar në Shqipëri.

Dëmi që Berisha po i bën Shqipërisë është i papërfillshëm sepse modeli i tij po u tregon shqiptarëve se çfarë forme ka e keqja politike në këtë vend, ndërsa shkatërrimi që ai po i bën opozitës është me pasoja katastrofike. Për fat të keq, Berisha është një nga argumentet pse ne, shqiptarët, nuk e njohim dhe nuk e pranojmë pluralizmin politik, por jemi të prirur të identifikohemi me pushtetin autoritarist.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen