Ilir Yzeiri: Shteti dhe Anti-Shteti

Ilir Yzeiri: Shteti dhe Anti-Shteti

Sali Berisha

Ngjarjet e fundit po tregojnë se të gjithë jemi ulur mbi një vatër të nxehtë krimi dhe qetësia në zotëron, ideja se nuk ndodh asgjë, është një iluzion, sepse ky ekuilibër që krijon imazhin e një vendi normal, në fakt, është një shenjë që duhet lexuar ndryshe. Tërbimi i Sali Berishës dhe i dhjetë apo pak më shumë keqbërësve në Kuvend, të krijon përshtypjen se është një zemërim i izoluar dhe një revoltë e identifikuar si reagim i njeriut të shpallur « non grata » nga amerikanët dhe anglezët.

Mirëpo, ngjarjet e fundit tregojnë se ky zemërim dhe kjo « trimëri » e zgjatur duket se është e lidhur edhe me fije të tjera të cilat, ashtu në heshtje, tregojnë se në instiucionet tona apo se shteti ynë, në disa raste, ka përballë Anti-Shtetin dhe, në disa raste të tjera, mafia dhe krimi janë brenda shtetit. Gjyqtarja Olldashi që, siç raportuan mediat këto ditë, ka blerë banesë në kompleksin e ndërtuar nga të pandehurit që ajo gjykon, është maja e ajzbergut e Anti-Shtetit që tani është instaluar edhe brenda institucioneve të reja të drejtësisë dhe që ashtu si punonjësja e policisë së kufirit, Babameto, u çon sinjale aleatëve të saj të Anti -Shtetit që djegin Kuvendin, se ata nuk janë vetëm.

Arrestimet e fundit dhe zbulimet që erdhën nga jashtë për aferat kriminale të ish-drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, pasojnë ngjarjet e mëparshme të cilat kanë pasur të njëjtën pamje. Edhe në atë rast një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit dhe një tjetër në një rang më të ulët shërbenin si amortizatorë dhe drejtues në distancë të krimit të organizuar. Arben Meçe, një inxhinier me përvojë dhe një nga ish-drejtuesit e PD-së tha në një studio televizive se lufta me dy grupeve kriminale në një lokal në Tiranë dy apo tri vjet më parë nuk u bë për një femër. Policia me dashje e devijoi pistën e vërtetë ku mbeti i vrarë një person. Ajo luftë u bë për një truall ndërtimi dhe sot kompleksi i madh i ndërtimit të Ekspozita financohet nga një prej këtyre kriminelëve. Në këtë rast mafia është brenda shtetit. Një detaj tjetër që u zbulua këto ditë është presioni i një prej këtyre banditëve mbi një punonjës të SHISH-it.

Ai e kërcënon atë dhe i thotë se do të të zhduk. Punonjësi i shtetit i trembur i thotë se kam gati vizën për në Amerikë. Në këtë rast Anti-Shteti e ka mundur Shtetin. Ndaj ndryshimi masës së sigurisë për dhëndrrin e Sali Berishës nuk ka ndonjë peshë në vetvete pse ai gjatë kohës së gjykimit duhet të rrijë si i arrestuar jo në burg po në shtëpi. Ky gjest shënjon një gjë tjetër dhe e ka peshën te mesazhi që jep Anti-Shteti kundër Shtetit dhe kundër nesh, të gjithëve, se ata janë në garë me Shtetin, se kjo qetësi që duket se zotëron në vendin ku rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe për shkak të sigurisë, është e gënjeshtërt. Ajo është një ndeshje e nëndheshme mes Shtetit dhe Anti -Shtetit për të marrë kontrollin Brenda Shtetit. Deri tani, sidomos me veprimin e fundit të gjyqtares Olldashi, Anti-Shteti tregoi se nuk ka frikë dhe nuk pyet shumë për ata që kanë bindur veten dhe ne të tjerëve se drejtësia më në fund mund të na ndihmojë të ndërtojmë Shtetin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 23/11/2023 13:12

    Edhe ky me "shtet" kupton krijesen korruptivo-politiko-kriminale sipas stilit enverist te trashegimise famkeqe komuniste shtetkapese me ne krye, sigurisht, krye monstren Rama. Dhe si antishtet kryemonstren Berisha. Shteti ai prej verteti, i popullit, duket qe eshte asgjesuar me kohe e vakt. Dhe su vjen as turp teksa pellazin shteti im antishteti yt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë