Iliri ironizon Antonelën: E zhduke Big Mamën, fli e qetë

Iliri ironizon Antonelën: E zhduke Big Mamën, fli e qetë

Mbrëmjen e spektaklit, banorët kanë festuar Krishtlindjet në “Big Brother VIP”. Pas darkës, Antonela dhe Ilir Shaqiri kanë diskutuar me njëri- tjetrin për debatin e rëndë që ndodhi midis ish-konkurrentes së “Për’puthen” dhe Big Mamës. Kjo e fundit pas sherrit, vendosi që ta lërë shtëpinë dhe Iliri e përgëzoi me ironi Antonelën që arriti ta nxirrte nga vetja këngëtaren. Shkak i debatit u bë se modelja tha se “e kishte sharë nga nëna në Serbisht”, pas kësaj Big Mama ka shpërthyer në ofendime me tone të larta.

Sipas balerinit, Antonela e ka provokuar me qëllim Big Mamën pasi e dinte shumë mirë tipin e saj.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Ti dhe Arjola keni treguar veten.

Iliri: E ke prekur Bigun aty ku nuk mbante, me qëllim.

Antonela: Me qëllim asnjëherë jo.

Iliri: Për ta nxjerrë nga vetvetja dhe e nxore nga shtëpia.

Antonela: Kujt ia thua ti, se ti provon të nxjerrësh të tjerët nga vetja duke i ofenduar.

 Iliri: Uroj të të gëzoj vera, të jesh e qetë, fli rehat. E nxore Bigun sonte, hallall të qoftë!

Antonela: Nuk jam ndier në faj por kam  ndierë jë lloj keqardhje për atë që janë thënë për lëkurën time dhe keqardhje për familjen time që i kanë dëgjuar ato fjalë.

Iliri: E nxore Bigun sonte.

Antonela: Mendimi jot. Bravo të qoftë që e mbrojte.

Iliri: Unë nuk mbrojta asnjë njeri, thjesht po të them ty. Bravo të qoftë që e nxore tjetrën nga vetvetja duke e ditur sesi Bigu ishte, e gërrice, e provokove në çdo moment.

Antonela: Po mundohesh duke hedhur baltë por është e kotë mos u lodh fare.

Iliri: Ti ke hedhur kaminë balte mbi mua dhe Bigun. Rri se e nxore tjetrën nga vetvetja sonte. Fli rehat se Bigun e nxore sonte.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja