Prapaskenat/ Zbulohen sherret ku janë përfshirë motrat Berishaj, kush është mashkulli që akuzoi për tentativë vrasjeje motrën e ish-banores së Big Brother

 Prapaskenat/ Zbulohen sherret ku janë përfshirë motrat Berishaj, kush është mashkulli që akuzoi për tentativë vrasjeje motrën e ish-banores së Big Brother

Antonela dhe Mariela Berishaj

Historia e dhunës mes dy motrave Berisha ka qenë padyshim kryefjala e mediave për më shumë sesa 2 muaj. Aktualisht, Antonela dhe Mariela janë me masë sigurie, pasi vetëm javën e shkuar u dorëzuan.

Gjyqtari vendosi “Arrest shtëpie” për Marielën dhe “Detyrim paraqitje” për Antonelën, pas dhunës ndaj blogeres Klea Prenga. Duket se kjo e fundit nuk është aspak e kënaqur me këtë vendim, ndaj edhe ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale. Ajo që nuk kishte sesi mos të vihej re ishte pikërisht akuza e rëndë që Mariela Berisha ka një denoncim edhe në Itali për dhunë.

Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha ka një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, i njohur si administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”. Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022. Mariela e ka dhunuar Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre. Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Klean në Itali është “Tentativë Vrasje”, një akuzë kjo relativisht e rëndë. Teksa gjyqi vijon në Itali, Mariela ka mundur që në gjyqin që ka në vendin tonë, të jetë në arrest shtëpie dhe jo në qeli. Klea Prega, vajza që u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto dy të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes.

“Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, u shpreh ajo.

Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga ishbanorja e “Big brother Vip”, Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke sqaruar dhe raportin me partnerin e saj, i cili ishte dhe ‘molla e sherrit’. Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën. Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin.

“Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan 24-vjeçarja. Nga ana tjetër, Mariela është shprehur e penduar duke kërkuar falje për atë që i bëri blogurës Klea Prenga, teksa kërkoi mëshirë pasi ka një fëmijë të vogël për të cilin duhet të kujdeset. Ajo shtoi se prej një viti po kalon një situatë të vështirë, që e ka rënduar psikologjikisht.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”,- tha ajo.

Në këtë konflikt janë përfshirë edhe familjarët e të dyja palëve, ndërsa një përplasje virtuale ka nisur mes 24-vjeçares dhe nënës së dy motrave Berisha. Klea Prenga ka publikuar një koment të Donika Marashit, i cili është bërë në postimin e saj në rrjetin social Instagram, më 8 gusht, ku denonconte publikisht dhunën e ushtruar nga ishbanorja e BBV dhe motra e saj. 24-vjeçarja, e cila ka nisur një histori dashurie me ish-partnerin e Marinela Berishës, me të cilin kjo e fundit ka edhe një fëmijë, postoi foto të fytyrës së saj të shpërfytyruar pasi u godit me shishe qelqi në restorant më 6 gusht teksa po darkonte. Klea Prega në atë postim pretendoi se nuk i njihte motrat Berisha, ndërsa nëna e tyre i komentoi: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mirë se ke qen edhe ti me motrën tende në Dubai… po t’u them ju unë, jeni k… të shtrenjta 500 euro nata”, por ky koment sipas 24-vjeçares është fshirë pas pak minutash.

Reagimi i Klea Prengës vjen pas një postimi në InstaStory të nënës së ish-banores së “Big Brother Vip” dhe ishkonkurrentes së “Përputhen”, e cila shkroi: “Distancohemi publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruar, gjithashtu, dhe palën tjetër: Personi që po mundohet të përfitojë nga situata do ndiqet penalisht nga shteti italian. Faleminderit”.

Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, “Panorama” mësoi se gjatë kohës së arratisë, dy motrat kishin udhëtuar drejt Dubait. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri. Tashmë për dy motrat kjo histori është mbyllur dhe të dyja kanë vijuar me të përditshmen e tyre. Teksa Mariela është në shtëpi, së bashku me djalin e vogël, Antonela i është rikthyer edhe biznesit. Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar foto e video teksa shihet në biznesin e saj. Të shumtë kanë qenë edhe miqtë që i kanë dërguar lule, si për ta përgëzuar pas ngjarjes./Panorama

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot