“Kushdo që dëgjon muzikë do të shndërrohet në një derr ose në një majmun”. Këto janë fjalët e një imami gjatë një seminari në një xhami, drejtuar fëmijëve të moshave 12-13 vjec.
Sipas uebsajtit italian “ilgiornale”, skandali ka përfshirë imamin e Brest, Rachid Habou Houdeyfa i cili i bën thirrje fëmijëve mos dëgjojnë muzikë pasi sipas tij është dicka e shejtanit.
“Boshatisni mp3 tuaja sepse këngët janë djall” – kjo është deklarata e imamit në Francë video e cila është parë me mbi 1.5 milionë njerëz.
Videoja është krijuar gjatë vitit 2014 ndërsa ditët e fundit u rihodh në rrejtet sociale nga vetë imami i cili ka theksuar se mesazhet që përcjell janë keqkuptuar pasi është marë vetëm pjesa që i ka interesuar mediave.
“Kanë shkëputur vetëm 5 sekonda nga fjala ime dhe e nxjerrin nga konteksti” – u shpreh imami Rachid Habou Houdeyfa.
Indinjata e shumë francezëve ka bërë që Këshilli i Myslimanëve të caktojë një mbledhje urgjente për të vendosur mbi fatin e imamit.
/Shqiptarja.com