TIRANE - Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami është drejt “shpëtimit” të kallëzimit të parë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes për abuzimet në dosjen e tenderit të reklamave. Kjo pasi Prokuroria e Tiranës, është drejt mbylljes së kësaj dosje kur sipas burimeve të A1 Report, nuk rezulton deri më tani konsumimi i veprës penale nga ky zyrtar dhe pse Imami akuzohet për abuzime me 1.2 milion euro pagesa për reklamat televizive që shkonin për median pranë ish qeverisë Berisha, në këtë rast “Media 66” me pronar Aleksandër Frangaj.
Burimet nga grupi hetimor sqarojnë se prokurorët e çështjes, janë duke përpiluar vlerësimet mbi dosjen ku i pandehur rezulton dhe ish-ministri Imami, se këto hetime duhet të pezullohen. Verifikimi i kallëzimit penal ndaj Imamit për dy prokurorët e organit të akuzës së Tiranës, ishte kërkuar kohë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme. Në këtë rast ky vlerësim, i dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka autoritetin ligjor për të njoftuar Imamin. Ndërsa për 8 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, hetimet janë ende të hapura pasi për këta deri në këto momente janë gjetur shkelje në procedurat e tenderimit.
Muaj më parë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli denoncoi Imamin për “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkelje në barazinë e tenderave apo ankandeve publike” në reklamat me vlerën e 1.2 mln euro.
Mbi Imamin rëndojnë dhe dosje të tjera siç është kallëzimi i dytë me tenderin e Uzinës së Mjekësit për skrap, por dhe për blerjen e tritolit, apo dhe për kalimin e sport klub “Partizanit” në varësi të Uzinës së Mjekësit. Blerja e pajisjes se SHIU për përgjimin e opozitës së dikurshme është një tjetër dosjes ndërsa dosja e katërt ka të bëjë me përdorimin e ushtrisë shqiptare për ruajtjen e kampionatit evropian të peshëngritjes në Durrës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO