Imazhe dhune, simbole e flamuj në gjysmë-shtizë, 21-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 7 personave në Çikago paralajmëroi ngjarjen në rrjetet sociale

Imazhe dhune, simbole e flamuj në gjysmë-shtizë, 21-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 7 personave në Çikago paralajmëroi ngjarjen në rrjetet sociale

Robert Crimo, i akuzuar për vrasjen e 6 personave në Çikago

Personi i akuzuar për vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dhjetërave të tjerë në paradën e 4 korrikut në afërsi të Çikagos duket se ka dhënë shenja paralajmëruese për aktin që do të ndërmerrte, përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

21-vjeçari Robert Crimo ka krijuar një arkiv me video në DailyMotion ku në disa prej tyre shfaqen vizatime me armë, njerëz të gjakosur, flamuri amerikan në gjysmë shtizë dhe një simbol që përsëritet në disa skena.

Pjesë e shkëputur nga videoja e krijuar nga 21-vjeçari

Përpara se të kryente sulmin, Crimo postoi një video ku tregonte vendndodhjen.

Gjithashtu, nëpër rrjetet sociale që thuhet se i përkasin të riut, ka video me përmbajtje të dhunshme, si edhe një video që tregon vendin e ngjarjes së sulmit, por të filmuar 1 vit më parë.

Kënga Spirit in the Sky shoqëron videon dhe fillon me tekstin “Kur të vdes dhe të më shtrijnë do të shkoj në vendin më të mirë.”

Një video tjetër, të ngarkuar në tetor të vitit të kaluar, Crimo ka bërë një montazh duke bashkuar disa video në një.

Zëri i tij që i është mbingjitur videos thotë: "Unë po depërtoj, veprimet e mia do të jenë të guximshme dhe mendimi im është i panevojshëm. Unë e di se çfarë duhet të bëj”.

Videot kanë motive të errëta, ku shfaqen vizatime me armë, njerëz të cilëve u pluskon gjak, sulm me armë, flamuri amerikan, nota patriotizmi, dhe një simbol, krahas të cilit shkruhet “sinus”.

Pjesë e shkëputur nga videoja e krijuar nga 21-vjeçari

Në video, ai mban një çantë shpine. Këto çanta janë vendosur në disa shkolla amerikane në përpjekje për të luftuar ngjarjet e rënda në shkolla, pasi ato e bëjnë më të vështirë fshehjen e armës.

Pjesë e shkëputur nga videoja e krijuar nga 21-vjeçari

Në sfond është një gazetë e prerë në mur shënon vdekjen e Lee Harvey Osëald, njeriu që qëlloi Presidentin e SHBA John F Kennedy në 1963.

Crimo është reper dhe në një nga videoklipet e tij, ai shfaqet i mbështjellë me një flamur amerikan dhe bën koment për të shtënat në shkollë.

Në fund të një videoje të gjatë 18-minutëshe, ku ai ndërton një kabinë pranë shtëpisë së tij familjare, ai thotë “Lamtumirë, zoti agjent i FBI-së”.

Videot e 21-vjeçarit janë lehtësisht të aksesueshme në internet, ku duket ai ka krijuar një arkiv që dyshohet se e ka bërë qëllimisht.

Pjesë nga arkiva e Robert Crimo në DailyMotion

Robert Crimo është akuzuar për shtatë vrasje, thanë zyrtarët amerikanë. Ai do të dalë para gjykatës të mërkurën për vrasjen e shtatë personave më 4 korrik.

Sulmi në Higland Park, ku po mbahej një paradë për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, la të vdekur shtatë persona dhe mbi 30 të plagosur.

SHBA-ja viteve të fundit po përballet vazhdimisht me të shtëna masive.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin