Imazhe e fotografë të panjohur, një shekull në 7 mijë fotografi! ‘Fototeka’ si muze virtual, Shima: Dëshmohet jetesa, peizazhe, personalitete e ngjarje

Një muze virtual, që jep mundësinë që të gjurmohet trashëgimia fotografike nga fundi i shekullit të XIX deri në rrëzim të diktaturës... “Fototeka.al” është ndërtuar nga historiani i artit Rubens Shima me koleksione të ndryshme fotografish mbledhur nga fotografë, familjarë, institucione, në vend e jashtë.

“Ideja lindi natyrshëm shumë vite më parë, si një koleksionist i fotografisë dhe i interesuar rreth historisë së saj fillova të grumbulloj një sasi materiali fotografik i cili dora-dorës u pasurua. Kur kjo lëndë u pasurua dhe u identifikua si për aspektin historik ashtu edhe për historinë e fotografisë dhe autorët që kishin bërë këto shkrepje, atëherë vendosëm të krijojmë përmes fondacionit “Art dhe histori”, ‘Fototekën’”, shprehet historiani i artit Rubens Shima.

Mbi 7 mijë imazhe të ndara në 7 periudha, ekspozita virtuale e fototekës e aksesushme për këdo, pasurohet dita ditës. Jep informacion mbi jetën e fotografëve, të dhëna të ndryshme historike dhe rubrika e reportazhe me në fokus fotografinë.

“Kësaj radhe i kam kushtuar një artikull, një fotografi shumë të veçantë edhe thuajse të panjohur Petro Dhimitrit. Gjithë ky material hedh dritë mbi mënyrat e jetesës të banorëve, të spikatur edhe të panjohur, të arkitekturës historike, peizazhit urban në transformim të vazhdueshëm, apo vazhdon dhe pasurohet më thellë me kronikat më të hershme që datojnë nga Lufta e Parë Botërore...  Janë ndërtimet e para në Sazan dhe mbarojnë me periudhën e komunizmit”, shprehet historiani i artit, Rubens Shima.

Muzeu virtual “Fototeka” po tenton që krahas digjitalizimit të fotove të hedh dritë mbi historikun e tyre e të autorëve, disa syresh thuajse të panjohur, siç është italiani Capello... Mes tyre ka fotografë të huaj, që në moment të diktaturës zhduken pa lënë gjurmë...

“Thuajse shumica e imazheve janë të panjohura. Kemi fotografë që as si emra nuk i kemi ditur, pjesë nga puna e tyre që ka mbetur, sepse shumë është humbur, , por mund të cilësoj një fotograf grek nga më të spikaturit, studio e të cilit ka qenë nga më të njohurat në Korçë në fillim të shek. XX, Athanas  Nikolakopukos... Ne e publikojmë për herë të parë, apo një nga fotografët më të spikatur të periudhës mes dy luftërave në Shqipëri, italianin Otello Renzone i cili ka pasur disa studio fotografike në Tiranë, ka qenë fotografi i Mbretit Zog, dhe një nga fotoreporterët e parë që dokumenton ndërtimin e Portit të Durrësit nga 1928-‘34”, thotë më tej Shima.

Teknikat e veçanta të fotografimit, si ajo me ngjyrosje nga mjeshtra si Pjetër Marubi, apo po ashtu shpalosen përmes këtyre fotografive shqiptare, historiku i të cilave lind me Shkodrën e Korçën. 

“Një nga fotografët, nga më të bukurit që mund ta cilësojmë në Ballkan është Dhimitër Vangjeli, nga Erseka. Një pjesë e koleksionit të tij, falë dashamirësisë së Bashkisë së Kolonjës kam mundur ta digjitalizoj dhe ta publikoj në këtë formë, i cili është nga Erseka. Fotografia më pas përhapet ngado në Gjirokastër në Vlorë etj., ajo që përmbledh prodhimtarinë më të bukur është Tirana në momentin që shpallet kryeqytet, por edhe më vonë është qendra më e rëndësishme e studiove fotografike, tregu më i madh i fotografisë dhe komisionimet më të mëdha vijnë nga kryeqyteti...”, shprehet ai. 

Bie në sy anonimiteti i fotografive gjatë diktaturës, ku edhe për këtë periudhë imazhet sjellin udhëheqësit e protokollet e agjendat e tyre

“Në atë kohë, në ato vite nuk ka qenë praktikë pune vendosja e emrit të fotografit kështu që fatkeqësisht shumica e këtyre shkrepjeve do të mbesin anonime, megjithatë është bërë një punë, shumë janë identifikuar, ndërsa këtë vit ‘Fototeka’ ka fokus kryesor atë që quhet fotografia e zhanrit të propagandës, e cila kësaj radhe është pak e trajtuar, po në këtë vit projekti do të vijojë me studimin e publikimin e disa emrave më të njohur që kanë punuar përgjatë periudhës së regjimit totalitar”, shprehet Shima.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite