Një sasi e madhe veshjesh, imitime të markave të njohura ndërkombëtare, janë sekuestruar në doganën e Kapshticës nga autoritetet doganore në bashkëpunim me Antikontrabandën.
Bëhet fjalë për rroba dhe xhupa, mallra që u gjetën brenda një makine gjatë një kontrolli të detajuar.
Kështu, u bllokuan 3160 bluza dhe 60 xhupa të markave të ndryshme ndërkombëtare, që dyshohet të jenë imitime apo falsifikime, duke shkelur kështu pronësinë intelektuale.
Lajmi i bllokimit është bërë i ditur zyrtarisht nga Dogana Shqiptare.
Ndërkohë, më 22 dhe 23 shtator, në të njëjtën doganë, u bllokuan edhe disa mallra të tjera të dyshuara të falsifikuara.
Komente










