Fokusimi tek energjia e rinovueshme është një nga prioritetet e së ardhmes. Brenda këtij viti pritet që në Shqipëri të ndërtohet impianti fotovoltaik lundrues me fuqinë më të lartë në rajon.
Drejtori i KESH, Benet Beci ka bërë të ditur se në bashkëpunim me BERZH , është duke përgatitur një projekt, që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë Hec Vau Dejës.
“Ky impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një kapacitet të instaluar prej 12.9 Mwp dhe prodhimi mesatar vjetor parashikohet të jetë 18500 Mwh që e bën dhe projektin e parë në llojin e vet që zhvillohet në vendin tonë por edhe në rajon”, shkruan Beci.
Projekte të tilla konsiderohen pozitive pasi kanë impakt minimal në mjedis dhe nuk shoqërohet me kërkesë për sipërfaqe toke.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti nëpërmjet një granti, duke angazhuar në këtë proces ekspertizën më të mirë ndërkombëtare. Së shpejti do të nis procesi i prokurimit për të përzgjedhur subjektin, i cili brenda vitit do të jetë në fazë zbatimi.
Aktualisht në vend një impiant i tillë po bëhet edhe në liqenin e Banjës, por me një fuqi të vogël deri në 2 Mwp.
Diversifikimi i burimeve të energjisë është edhe në fokus të qeverisë pasi ka nisur puna për parkun fotovoltaik të Karavastasë, si dhe pritet të nis puna për parkun e Spitallës.
Projekti ku do ndertohet parku fotovoltaik
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.3%
-
Të gabuar
3.9%
-
S'më intereson
9.8%
Vota total: 941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vau i Dejës/ Inskenohet dasma e Skënderbeut në kishën e Shën Mërisë! Eventi me angazhimin e shqiptarëve në Austri
17 Korrik, 17:55
-
Studio ‘Selgascano architects’ zgjidhet fituese për ndërtimin e Rozafa Tower! Rama: Gati kontratat për rrugët e reja të Korridorit Blu, Shkodra bëhet 40 min nga Tirana, 2 orë nga jugu
16 Korrik, 09:43
-
Video/ Pas 34 vitesh nis hedhja e rasatit të krapit në liqenin e Shkodrës! Së shpejti dhe një markatë e re peshku
10 Korrik, 16:02
-
Vau i Dejës/ Asgjësohen mbi 15 mijë fidanë e bimë kanabis, ende nuk dihen autorët
6 Korrik, 11:42
-
Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore
30 Qershor, 15:24
-
Rama jep 200 certifikata pronësie në Theth, edhe për Kishën: Falim gjobat për ndërtimet pa leje! Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit
30 Qershor, 12:51
-
Zjarri shkrumboi tregun në Shkodër, tregtarët takojnë Becin: Do Zoti e mban premtimin! Ne presim të bëhet tregu i ri se kemi bukën e gojës aty!
18 Qershor, 16:17
-
Shkodër/ U zbuluan me dron, policia asgjëson 7378 bimë cannabis
12 Qershor, 12:45
-
KESH, impiant lundrues në Vaun e Dejës me kapacitet 13.8 MW
8 Qershor, 16:40
-
Shkodër/ I dehur, lëvizte me armë pa leje, në pranga 38-vjeçari! Tentoi t'i ikte policisë
8 Qershor, 11:17
-
Kumbaro në Velipojë/ Ndryshim rrënjësor, dyfishojmë ekipet njerëzore dhe pajisjet për pastrimin 24 orë në 24
6 Qershor, 16:03
-
Shkodra mirëpret festivalin e filmit ‘Ekrani i Artit'! Katër ditë filma, dokumentarë, muzikë dhe ekspozita
6 Qershor, 14:04