Impiant fotovoltaik lundrues në HEC-in e Vaut të Dejës! Beci: Në bashkëpunim me BERZH po ndërtojmë parkun me kapacitet më të lartë në rajon

Fokusimi tek energjia e rinovueshme është një nga prioritetet e së ardhmes. Brenda këtij viti pritet që në Shqipëri të ndërtohet impianti fotovoltaik lundrues me fuqinë më të lartë në rajon.

Drejtori i KESH, Benet Beci ka bërë të ditur se në bashkëpunim me BERZH , është duke përgatitur një projekt, që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë Hec Vau Dejës.

“Ky impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një kapacitet të instaluar prej 12.9 Mwp dhe prodhimi mesatar vjetor parashikohet të jetë 18500 Mwh që e bën dhe projektin e parë në llojin e vet që zhvillohet në vendin tonë por edhe në rajon”, shkruan Beci.

Projekte të tilla konsiderohen pozitive pasi kanë impakt minimal në mjedis dhe nuk shoqërohet me kërkesë për sipërfaqe toke.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti nëpërmjet një granti, duke angazhuar në këtë proces ekspertizën më të mirë ndërkombëtare. Së shpejti do të nis procesi i prokurimit për të përzgjedhur subjektin, i cili brenda vitit do të jetë në fazë zbatimi.

Aktualisht në vend një impiant i tillë po bëhet edhe në liqenin e Banjës, por me një fuqi të vogël deri në 2 Mwp.

Diversifikimi i burimeve të energjisë është edhe në fokus të qeverisë pasi ka nisur puna për parkun fotovoltaik të Karavastasë, si dhe pritet të nis puna për parkun e Spitallës.

Projekti ku do ndertohet parku fotovoltaik

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale