Banorët e Mbrostarit, në Fier, kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të Impiantit të Mbetjeve në fshatin e tyre.

Ata kanë bllokuar aksin nacional Tiranë-Fier, ndërsa kanë kërkuar edhe lirimin e protestuesit Zylyftar Delibashi, i cili është ndaluar nga policia për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm. 

Protesta e banorëve të fshatit Mbrostar ka hyrë në ditën e gjashtë. Ata paralajmërojnë vazhdimin e protestave deri në anullimin e projektit që parashikon ndërtimin e një Impianti për përpunimin e Mbetjeve pranë fshatit të tyre. 

Dy ditë më parë, protestuesit zhvilluan një takim me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, por takimi dështoi dhe banorët iu rikthyen protestave në rrugë. 

[gallery]19756[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com