Implanti koklear falas për fëmijët që nuk dëgjojnë, 5 të parët kryen ndërhyrjen në QSUT, financim 100% nga shteti

TIRANË - 5 fëmijë me mungesë dëgjimi që në lindje u janë nënshtruar  një ndërhyrje mjekësore për të fituar dëgjimin. Tek këta fëmijë të moshës nga 2-5 vjeç është realizuar me sukses  implanti koklear në spitalin francez në QSUT, me financim 100%  nga shteti.

“Për mua është ndër lajmet më të gëzuara që ja mbërritëm kësaj dite për të realizuar implantin koklear. Kjo është realizuar falë ekspertizës së mjekëve por edhe mbështetjes së qeverisë për sigurimin e financimit  për paketën falas të implantit koklear. Janë pesë fëmijë që do t’u rikthehet dëgjimi dhe integrohen plotësisht në jetën sociale dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë paketë falas”, tha Manastirliu.

Nëna e Orlandos 2 vjecar thotë se kjo është një endërr për ta.

“Faleminderit që bëtë diçka të pamundur për ne, sepse është shumë e kushtueshme, Është si një ëndërr për ne”, - u shpreh nëna e Orlandos, djalit 2 vjeçar që është edhe fëmija më I vogël që kreu ndërhyrjen e rrallë.

Për shefin e shërbimit të ORL, Besim Boçi ky projekt është një arritje për shërbimin e tyre.

“Në fakt kemi shumë vite që e presim këtë projekt të madh dhe është vërtet një arritje për shërbimin tonë. Futja e implantit koklear duket si kosto vërtet e madhe porn ë afat të gjatë jo sepse arrin të integrojë plotësisht këta fëmijë”, - tha prof. Besim Boçi, shef I shërbimit të ORL.

20 fëmijë me shurdhësi të lindur do të përfitojnë në vit paketën e implantit koklear që është ndërhyrja dhe aparati i posaçëm që i rikthen dëgjimin.

Ndërhyrja është definitive dhe arrin të integrojë plotësisht fëmijët në jetën sociale, pas një procesi të gjatë rehabilitimi. Kosto e trajtimit për cdo fëmijë është 29 mijë dollarë dhe mbulohet 100% nga shteti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja