Implementimi i Strategjisë
së BB për Partneritet me Kosovën

Implementimi i Strategjisë<br />së BB për Partneritet me Kosovën
Ministri i Financave Besim Beqaj pas përmbylljes së takimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington, është takuar me përfaqësues të lartë të shtetit dhe Bankës Botërore. Beqaj është takuar me Jonathan Moore, përfaqësuesin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, i cili ka përshëndetur progresin e Kosovës në implementimin e Marrëveshjes me FMN-në.

Departamenti Amerikan ka vlerësuar lart shtetin e Kosovës për politikat adekuate të implementuara, të cilat kanë kontribuar në krijimin e stabilitetit makrofiskal në vend. Moore ka përshëndetur iniciativat e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera në reduktimin e ekonomisë joformale sikurse krijimi i zyrës nacionale kundër krimeve ekonomike.

Ministri Beqaj është takuar edhe me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, duke filluar nga Gino Alzzeta, drejtor ekzekutiv, me ç’rast është theksuar implementimi i suksesshëm nga Kosova e Strategjisë së Bankës për Partneritet.

Ministri në një takim tjetër me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka diskutuar rreth fushave potenciale të cilat mund të financohen nga BERZH. Ai ka premtuar që me rastin e përvjetorit të shënimit të bashkëpunimit me BERZH, të përcaktohen projektet të cilat do të mund të implementohen. Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar që prioritet i Qeverisë së Kosovës është përmirësimi i infrastrukturës rrugore edhe ne pjesët rurale të vendit, përmirësimi i shërbimeve publike si dhe fuqizimi i sektorit privat.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin