Importet e karburanteve ranë me 8% në tremujorin e fundit 2022, por INSTAT thotë se konsumi u rrit me 4.7%

Importet e karburanteve ranë me 8% në tremujorin e fundit 2022, por INSTAT thotë se konsumi u rrit me 4.7%

Foto ilustruese

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sasitë e shitjes më pakicë të hidrokarbureve u ritën me 4.7% në tremujorin e fundit të vitit 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, konsumi i karburanteve ka rezultuar me rritje përgjatë të gjithë tremujorëve të këtij viti (shiko grafikun: ndryshimi vjetor i indeksit të shitjeve neto në tregtinë me pakicë të Hidrokarbureve). Në kontrast, përgjatë gjithë vitit 2022 importet e karburanteve në sasi kanë rezultuar në rënie. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit 2022, importet e karburantit kanë pësuar ulje vjetore me 8%.

Importet e karburanteve vitin e kaluar kanë shënuar rënie vjetore me rreth 9 %, por nga ana tjetër të dhënat nga tregtia me pakicë tregojnë sistematikisht se volumet e shitjeve në vitin 2022 kanë qenë sistematikisht me rritje në krahasim me 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se volumet e shitjes me pakicë të hidrokarbureve në tremujorin e parë 2022 pësuan rritje vjetore me 4.2%, në tremujorin e dytë me 5.2%, në tretin me 3.9% dhe në të katërtin me 4.7%.

Mesatarisht shitjet me pakicë janë rritur me rreth 4.5% gjatë vitit 2022, por importet e naftës të raportuara zyrtarisht kanë rënë me rreth 9%. INSTAT raportoi sot se tregtia me pakicë ka pësuar rritje pavarësisht krizës dhe rënies së importeve. Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 0,9%. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4,5%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3,4%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 4,7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Në krahasim me tremujorin e tretë 2022 volumi i shitjeve me pakicë i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 0,5%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0,8% krahasuar me tremujorin paraardhës. Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 0,9%, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie me 0,8%, kundrejt tremujorit të tretë 2022./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 17/03/2023 11:03

    Diferenca Kontrabande...prodhimi vendas eksportohet I gjithi....kushedi sa eshte kont reale...

    Përgjigju
  • Altin: 17/03/2023 08:49

    Kontraband si ne Bagdad

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja