Imuniteti, Arvizu: Zhgënjim
nëse nuk hiqet në 6 gusht

Imuniteti, Arvizu: Zhgënjim <br />nëse nuk hiqet në 6 gusht
GJIROKASTER – Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e sotme me shoqërinë civile në qytetin e Gjirokastrës, tha se çështja e imunitetit është jetike dhe se duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e tij sepse “ka gjyqtarë të mirë, ka parlamentarë të mirë po gjithashtu ka edhe hajdutë mes tyre”.

“Mendoj që janë duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme. PD ka përgatitur një draft, po ashtu edhe LSI kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit”, ka pohuar ambasadori.

Ndërkohë për nismat e marra së fundi mbi këtë kauzë, ambasadori është shprehur se pret me kënaqësi 6 gushtin, në të cilin është planifikuar të zhvillohet seanca e votimit për heqjen e imunitetit dhe se nëse në këtë datë nuk ndodh miratimi “atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për SHBA prandaj ata duhet ta realizojnë këtë”.

Ambasadori Arvizu tha se pala ndërkombëtare dëshiron ta ndihmojë politikën shqiptare përsa i përket imunitetit, “por në fakt aksioni, veprimi i vërtetë, do të qëndrojë, do të mbetet me partitë”.

Gjatë takimit, ambasadori Arvizu ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit politike në vend në lidhje me Reformën Zgjedhore, ndërsa ka kërkuar nga klasa politike shqiptare plotësimin e kritereve për të marrë statusin e vendit kandidat në BE dhe që ky proces të mos jetë thjesht për fasadë.

“Ne e kemi mirëpritur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, kjo është qartazi shumë e rëndësishme për vendin. Jam veçanërisht i kënaqur që palët kanë arritur një marrëveshje për Kodin Elektoral.
“Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, - shtoi ai, sepse në thelb të tij ka qenë KQZ-ja dhe duke parë performancën në të shkuarën të KQZ-së, është e qartë që ishte e nevojshme për një mekanizëm të ri që ti jepte besim njerëzve”.

Këto deklarata, përfaqësuesi i shtetit amerikan në Shqipëri, i ka bërë në fund të një turi dy ditor që ka zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës, të cilat kanë pasur në qendër nismën “Vepro tani” si dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore në qytetin e gurtë.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë