Imuniteti, Berisha ankohet te
parlamentarët evropianë për Ramën

Imuniteti, Berisha ankohet te <br />parlamentarët evropianë për Ramën
TIRANE – Kryeministri Berisha u ankua sot te kryetari i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte, mbi atë që ai e quajti qëndrimi bllokues i Edi Ramës që nuk pranon heqjen e imunitetit.

"Ai për më shumë se 5 vjet e bllokoi heqjen e imunitetit duke kërkuar që kjo heqje të bëhet nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kur ne pranuam heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës dhe dorzuam në Parlament projektin e përgatitur nga KE dhe Euralius, z Rama nuk pranoi të votojë atë por kërkoi të votohet projekti i Partisë Socialiste, i cili nuk lejonte arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit pa miratimin e Parlamentit. Kur ne pranuam kërkesat e tij, zoti Rama përsëri deklaroi se nuk do të lejonte grupin të votonte me date 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit megjithëse kjo datë është caktuar me date 12 korrik si datë për votimin e heqjes së imunitetit me miratimin unanim të Parlamentit", i tha Berisha mikut që priti në takim.

Kryeministri theksoi se Rama nuk voton heqjen e imunitetit me qëllim për të bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, duke menduar se kështu dëmton mazhorancën, “ndërkohë që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar”.

Ndërkaq, Volonte mësohet të jetë shprehur se ky bllokim nga zoti Rama i procesit të statusit, është tejet i dëmshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Zoti Volonte theksoi se zoti Rama në takimin e fundit me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE kishte akuzuar qeverinë se nuk pranon heqjen e imunitetit, sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtarëve të saj, kurse tani rezulton se është ai dhe opozita që duke bllokuar heqjen e imunitetit mbrojnë korrupsionin dhe bllokojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!