Imuniteti, Kryeministria: Rama
nuk e heq sepse kërkon pazare

Imuniteti, Kryeministria: Rama <br />nuk e heq sepse kërkon pazare
TIRANE - Kryeministria akuzoi sot shefin e socialistëve Edi Rama se nuk voton heqjen e imunitetit pasi kërkon pazare për interesa të ngushta politike. Zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, doli sot përpara gazetarëve për të theksuar se “Trojka e Ambasadorëve tha haptazi se heqja e imunitetit ka rëndësi vendimtare në luftën ndaj korrupsionit”.

Zëdhënësja theksoi se “Kryeministri Berisha i rikujton shqiptarëve se kërkesën për heqjen e imunitetit e ka propozoi për herë të parë në 2003 kur, vetë në opozitë, përballej me nismat shtypëse të Partisë Socialiste”. Pas ardhjes në pushtet në 2005 - shpjegoi Mëhilli - PD paraqiti një tjetër kërkesë në Kuvend për heqjen e imunitetit por “përsëri PS e rrëzoi”.

Zëdhënësja e Kryeministrit theksoi se Rama vazhdon të refuzojë heqjen e imunitetit “për të bllokuar për të tretën herë marrjen e statusit të vendit kandidat”. Sipas Mëhillit, Rama “kërkon pazare për interesa të ngushta politike”, ndaj dhe “nuk dëgjon zërin e qytetarëve por të Këshillit të Miliarderëve që e rrethojnë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit

Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit