Imuniteti, PD: Rama kërkon të
bëjë pazare për Kushtetutën

Imuniteti, PD: Rama kërkon të<br />bëjë pazare për Kushtetutën
TIRANE- Partia Demokratike i bëri thirrje sot Edi Ramës të pranojë të votojë me 6 gusht heqjen apo sipas rastit, kufizimin e imunitetit, ndërsa e akuzon se po kërkon të bëjë pazar për vendosjen në Shqipëri të Kushtetutës së pakicës bllokues. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi, tha se Rama është diktuar nga këshilli i miliarderëve.

"Rama deklaroi se nuk do të pranojë heqjen e imunitetit për zyrtarët duke kërkuar si pazar të tyre vendosjen në Shqipëri të kushtetutës së pakicës bllokuese apo kushtetutës së sundimit të pakicës. Ai e ilustroi këtë me procesin e zhvilluar në zyrat e tij për postin e Avokatit të Popullit të cilin për pazare, e la bosh për dy vite me radhë.”

Sipas Bardhit, "për rrëzimin e murit të imunitetit, këshilli i miliardierëve kërkon të vendosë në zyrat e Fidelit, Presidetin e Republikës, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe gjykatësit e tyre, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e KLSH-së, që kjo kupolë të ketë të garatuar pasurimin e paligjshëm dhe pavarësisht se për cilën forcë politike votojnë qytetarët, ata të bëjnë ligjin me Kushtetuten e sundimit të pakicës".

PD thekson se muri i imunitetit është muri i korrupsionit, është mburoja e pasurimit të paligjshëm dhe kriminal të imunitarëve të vendit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë. "PD i bën thirrje Ramës: degjoje zërin e qytetarëve që duan barazi para ligjit me zyrtarët e tyre dhe të votojmë së bashku me 6 gusht heqjen apo sipas rastit, kufizimin e imunitetit si një histori suksesi për çdo qytetar", tha Bardhi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median