Imuniteti, Topalli: Asnjë letër
nga Ruçi, mos shtyni diskutimin

Imuniteti, Topalli: Asnjë letër <br />nga Ruçi, mos shtyni diskutimin
TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar sot në lidhje me publikimet e fundit në media për një letër që kryetari i Grupit Parlamentar të Ps-së, Gramoz Ruçi, i kishte dërguar ndërkombëtarëve por edhe saj, duke thënë se asnjë letër e tillë nuk ka mbërritur në zyrën e saj.

Sipas Topallit, letra nuk duhet të jetë qëndrim zyrtar i Partisë Socialiste “pasi nëpërmjet saj kërkohet shtyrja e diskutimit për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve, në sesionin e ardhshëm”.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit i bën thirrje Partisë Socialiste “t'i bashkohet nismës së depozituar në Kuvend dhe në datën 6 gusht të votojnë unanimisht për heqjen e imuniteteve”, si një nga 12 rekomandimet kyçe për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Evropian.

Duke theksuar se nisma për heqjen e imuniteteve është një projekt i hartuar nga misioni Euralius i Komisionit Evropian dhe i PACA, Kryetarja e Kuvendit thekson se “Parlamenti i Shqipërisë ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të futur në axhendë këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës”.


Në reagim e saj, Jozefina Topalli sjell në vëmendje faktin se në Konferencën e Kryetarëve të organizuar për këtë çështje, “Partia Socialiste nuk ka shfaqur kundërshtime dhe ka kërkuar të njihet me projektin”, duke vijuar se “prej atij momenti, janë njoftuar deputetët dhe nisma është shpallur publikisht, duke respektuar të gjitha kërkesat e Rregullores për këtë çështje, e cila është miratuar me konsensusin e të dyja palëve në vitin 2008 për të shmangur veprimet e nxituara”.

Së fundmi, Kryetarja e Kuvendit i bën thirrje Partisë Socialistë që të miratojë heqjen e imuniteteve në datën 6 gusht “për t'i dhënë vendit shansin e merituar në ecjen përpara drejt integrimit evropian me standardin e transparencës dhe barazisë para ligjit të politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve”.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë