Imuniteti, Totozani: Barazi me
të gjitha institucionet e tjera

Imuniteti, Totozani: Barazi me <br />të gjitha institucionet e tjera
TIRANE – Avokati i Popullit, Igli Totozani, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka kërkuar sot, që në lidhje me imunitetin të trajtohet në mënyrë të barabartë me të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, ndërsa tha se është pro ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imuniteteve.

Sipas tij, “nëse sot Avokati i Popullit ka imunitet të njëjtë me Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, të njëjtin trajtim duhet të ketë edhe me këto ndryshime kushtetuese”.

Totozani sqaron se “në draftin e paraqitur, iu është kufizuar imuniteti, deputetëve të Kuvendit të RSH, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjithë gjyqtarëve të tjerë, ndërkohë që në projektligj është ndryshuar dhe propozuar t’u hiqet tërësisht imuniteti, vetëm Avokatit të Popullit dhe Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ndërsa ka shtuar se në projektligj “nuk ishte kryer një studim dhe analizë në thellësi, e funksioneve dhe kompetencave të Avokatit të Popullit, problematikave që ka veprimtaria e tij e përditshme, dhe risqet që mund të mbarte heqja tërësore e imunitetit”.

“Avokati i Popullit gjatë ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të tij, ndërmerr veprime që ju drejtohen organeve të administratës publike apo edhe organeve të sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye mendojmë se, mund të jenë të pashmangshme rastet kur mund të ketë presione arbitrare dhe të paligjshme të këtyre organeve, të cilat mund të sjellin cënim të funksionimit të veprimtarisë së këtij institucioni kushtetues”, lexohet në njoftimin për shtyp të Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, Ekspertët e EURALIUS në Shqipëri gjatë seancës dëgjimore në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut, mbështetën mendimin se Avokati i Popullit duhet të gëzojë mbrojtje funksionale, pra ai të ketë mospërgjegjësi penale dhe civile vetëm gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median