Imzot George Frendo, ka reaguar në një deklaratë zyrtare për shtyp, në lidhje me atë që ai e konsideron keqinterpretim nga një gazetë, se kundërshtoi kandidaturën e Visar Zhitit për shkak se nuk është i besimit katolik.
Frendo sqaron se kisha Katolike nuk është kundër kandidatit Visar Zhiti, ndërsa vazhdon argumentin se nuk ka deklaruar në asnjë moment që zoti Zhiti është i besimit mysliman.
Duke vazhduar më tej, se nuk është shprehur se ambasadori në Vatikan duhet të jetë patjetër katolik, por mirë do ishte të kishte këtë besim. Por Frendo vazhdon më tej, edhe duke i kërkuar falje zotit Zhitit nëse e ka bërë të ndihet keq.
Një ditë më parë në një gazetë, ishte një intervistë me imzot Frendon, ku thuhej se ambasadori në Vatikan duhet të ishte katolik.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com