Imzot George Frendo promovon librin “Bisedoj me miqtë e mi”

Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Tiranë-Durrës, George Frendo, promovoi librin “Bisedoj me miqtë e mi”. Ky libër shënon edhe 50-vjetorin e shugurimit meshtarak në Maltë (7 Prill, 1969), i rrethuar nga kleri, misionarët, motrat rregulltare edhe besimtarët e varfër. Gjatë promovimit të librit në Katedralen Katolike të “Shën Palit”, shkrimtari Visar Zhiti bëri, prof. ass.dr. Aljulja Jubani ndalën tek vlerat e tij, duke sjell në kujtesë edhe librin e parë në shqip, “Mesharin e Gjon Buzukut”, origjinali i të cilit ndodhet në Vatikan.  

 “Ju keni hyrë në historinë e popullit shqiptar. Natyrisht që ju e dini se gjuha shqipe është e lashtë, por është edhe gjuhë martire, sepse gjatë pushtimit osman u ndalua. Libri i parë shqip është “Meshari i Gjon Buzukut”, ku e vetmja kopje e tij origjinale ndodhet në Vatikan. Prandaj, imzot Frendo gjithë puna juaj është e vyer, jeni bërë shqiptar, nga ata më të mirët”, shprehet shkrimtari Visar Zhiti.

Ndërsa, 50 vite nuk janë pak për imzot Frendon, i cili rrëfen ka pritur të nesërmen, pa e ditur se çfarë situatash të papritura e prisnin.

“Është një aventurë dashurie, një aventurë e bukur, të cilën sikundër Abrahami, e diti çfarë po linte mbrapa, pa ditur se çfarë do të përballonte. Unë kam përballuar shumë situata, të cilat nuk i kisha imagjinuar kurrë”, shprehet Imzot George Frendo.

Vepra e imzot Frendos përfshin një seri shkrimesh, letrash baritore, ligjëratash dhe analiza, herë në formë të drejtpërdrejtë e herë alegorike dhe që ndiet nga një qëndrim i qartë edhe i vendosur në lidhje me çështjet e teologjisë.

 “‘Ju do të njihni të vërtetën edhe e vërteta do t’ju bëj të lirë’”, këto janë fjalët e Jezusit... Por duke lexuar librin e imzot Frendos, nuk mundet që mos të vësh re se trilli që përshkon çdo shkrim të veçantë, në çdo rast përvijohet nga kërkimi, njohja edhe pranimi i së vërtetës”, shprehet prof. Ass. Dr. Aljulja Jubani.

Atë Bernard Caurana flet më imtësisht, se cila është përmbajtja e librit, që ndahet në katër kapituj.

 “Natyrisht, që jo çdo shkrim ka të njëjtën peshë. Libri është i ndarë në katër kapituj.  Pjesa e parë paraqet shkrimet shpirtërore, në shumicën e rasteve janë kumtesa. Ndërsa, pjesa e dytë ka tipare baritore. Pjesa e tretë përballë disa shkrime popullore që Frendo i ka shkruar në Maltë e më vonë në Shqipëri. Ndërsa, pjesa e fundit janë disa lutje, që autori ka shkruar për përdorim gjatë jetës së tij kishtare”, thotë Atë Bernard Caruana.

Promovimi i librit u shqipërua nga disa pjesë muzikore të artistëve të Katedrales së Shën Palit në Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion