TIRANE- E ndërsa shkaktoi jo pak habi e bujë, përzgjedhja e Shqipërisë si ndalesa e parë në Europë nga Papa Francesku, të shumta kanë qenë dhe motivet që arsyetuan këtë vendim të Atit të Shenjtë. Vetë ky i fundit pati shpjeguar para vizitës se vinte në Shqipëri për të nderuar vuajtjet e klerit fetar gjatë komunizmit, por edhe se vendi është një model bashkëjetese mes feve, çka e ritheksoi edhe pas largimit të tij. Por duket se arsyen e vërtetë të kësaj zgjedhje të Kreut të Kishës Katolike, e shpjegoi më mirë Shkëlqesia e tij Rrok Mirdita, Kryeipeshkvi Metropolit i Tiranës, gjatë takimit të një dite më parë të Papa Franceskut me klerin, seminaristët dhe shoqatat e laikëve në Katedralen e “Shën Palit”.
“Jemi Kishë e lashtë, me zanafillë apostolike, e një kombi, gjithnjë në kufi të perandorive të kësaj bote. Mjafton të mendohet se në mijëvjeçarin e parë nëpër Shqipëri kalonte vija e kufirit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të krishterë, ndërsa në mijëvjeçarin e dytë, ajo ndërmjet Perandorisë Otomane e Perëndimit. Kufiri i fundmë dramatik ishte ai i shekullit të kaluar, që ndau bllokun e vendeve komuniste nga pjesa tjetër e Evropës. Kufijtë shpesh përpiqen të ndajnë, të mbyllin shtigjet, të kufizojnë. Por Shpirti i Zotit i nxit burrat e gratë drejt bashkimit, hapjes, pafundësisë. Kështu Kisha në këto troje, për dy mijëravjeçarë, vijoi të jetonte në teh të kufirit ndërmjet pushteteve të kësaj bote e pushtetit të Shpirtit Shenjt, që nuk njeh kufij! Në këto kushte, u bëmë Kishë kufiri”, u shpreh Imzot Rrok Mirdita.
Kryeipeshkvi u ndal edhe tek flijimi e martirizimi i klerit shqiptar, që sipas tij, shpreh më mirë se asgjë tjetër identitetin e Kishës shqiptare.
“Martirizimi është tipar i përhershëm i jetës së Kishës sonë, që nga shekulli i parë e deri më sot. Shumë nga bijtë e trojeve tona rrokën kryqin e Birit të Hyjit e, me besim të gjallë në ringjalljen, dhuruan jetën, duke përvijuar kështu, udhën më fisnike të dialogut. Lidhja e pandarë me Krishtin nuk i pengoi shqiptarët të takohen, si vëllezër, me besimtarë të feve të tjera e edhe me ata, që nuk besojnë. Sa më shumë u lidhën bijtë e Kishës me Krishtin, aq më shumë u lidhën edhe me të tjerët, duke dhuruar gjithçka patën, deri jetën. Paqja e harmonia ndërfetare, që kemi arritur në Shqipëri, është fryt i flijimit të themeluar mbi fenë e, njëkohësisht, dëshmi e fuqishme e dashurisë, që të bën për vete”, vijoi më tej.
Për imzot Rrok Mirditën, vizita historike e Papa Gjon Palit II, në vitin 1993, dhe ajo e Papa Franceskut një ditë më parë, janë shenjat me shprehëse të dashurisë së Papës për Kishën shqiptare për vendin tonë, dashuri, që nuk ka munguar për shekuj me radhë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO