In memoriam, shuhet koreografi
kosovar Sulejman Shala

In memoriam, shuhet koreografi<br />kosovar Sulejman Shala
I është dhënë lamtumira e fundit dje në Prishtinë koreografit të njohur kosovar Sylejman Shala. Ai ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm në dhjetëra koreografi të vëna me trupën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, por edhe në punën me fëmijë, rrëfejnë kolegtë e tij nga Prishtina.

Kompozitori Fahri Beqiri, thotë se Shala jo rastësisht e ka zgjedhur vallen që të jetë profesioni i tij. “Është mishëruar me vallen shumë herët. Unë e njoh prej viteve 80, e ndoshta edhe më herët, në shoqërinë kulturore artistike të studentëve ‘Ramiz Sadiku”, që ka qenë emër i pakapërcyeshëm nga kualiteti i valleve e orkestrës”, ka thënë Beqiri.

Ai ka kujtuar se Shala kishte pasur fatin që pas Haki Mulliqit dhe Dilaver Kryeziut të kryejë në Tiranë një shkollë të veçantë për koreografi. Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, të shtunën vonë ka nisur një telegram ngushëllimi, në adresë të familjes, miqve e kolegëve të koreografit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, Sylejman Shala. “Vdekja e tij është një humbje e madhe për ju dhe të gjithë ne, e mbi të gjitha për folklorin tonë, të cilit ai i dha shumë që nga mosha e re, tha Krasniqi

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve