Ina Zhupa: Gjykata Kushtetuese është nëpërkëmbur, dorëheqja e Elsa Toskës akt i dyshimtë mbi presionin e mazhorancës

Ina Zhupa: Gjykata Kushtetuese është nëpërkëmbur, dorëheqja e Elsa Toskës akt i dyshimtë mbi presionin e mazhorancës

Ina Zhupa

Deputetja Ina Zhupa, e cila ka qenë përfaqësuese e disa padive në Gjykatën Kushtetuese ka reaguar në lidhje me largimin e Elsa Toskës si dhe mos zbatimin e vendimit për Olta Xhaçkën nga Kuvendi.

Sipas Zhupës, dorëheqja e Elsa Toskës akt i dyshimtë mbi presionin e mazhorancës

Gjykata Kushtetuese sot është e nëpërkëmbur dhe e zhvlerësuar.

Gjykata ka vetëm dy rrugë: ose të marr vendime pro mazhorancës dhe ti njihen ose vendimet e marra jashtë vullnetit mazhorancës nuk do zbatohen dhe nuk do njihen nga parlamenti.

Në këtë minim të drejtësisë vjen edhe lajmi i dorëheqjes së një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, që në çdo vend tjetër do ishte temë themelore e diskutimit mbi arsyet dhe motivet.

Elsa Toskën se kam njohur dhe se kam takuar kurrë në jetë. Por kam qënë në sallën e Gjykatës Kushtetuese për të parë integritetin e saj në qëndrime dhe profesionalizmin e saj në vendimarrje.

Ndoshta këto kanë qënë arsyet që e kanë detyruar të jap dorëheqjen… ndoshta më shumë gjyqtarë vegla duhen sesa balanca e brishtë 5-4 e shumë vendimarrjeve të fundit. Kjo mund të jetë nevoja e re e pushtetit.

Secili nga ne është i rrezikuar kur cënohet integriteti i vendimarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, që në thelb garanton mos cënueshmërinë e të drejtave tona themelore kushtetuese, ndarjen dhe balancën e pushteteve dhe integritetin dhe sovranitetin e vendit.‘- shkruan Zhupa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani

Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani