Inati i ish-të dashurës që i bëri 'gropën' McGonigal, rrëfimi: Më jepte dhurata nga 500-1000 dollarë! Kryenim marrëdhënie intime në makinat e FBI

Inati i ish-të dashurës që i bëri 'gropën' McGonigal, rrëfimi: Më jepte dhurata nga 500-1000 dollarë! Kryenim marrëdhënie intime në makinat e FBI

Charles McGonigal dhe Allison Guerriero

Inati i ish të dashurës Allison Guerriero bëri që të niste hetimi ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. Ajo ka rrëfyer se si i gjeti një shumë të konsiderueshme prej 80 mijë dollar në cantë dhe si përdorte makinat e FBI për të kryer marrëdhënie intime. Allison Guerriero vendosi që ta spiunonte pasi ai i dërgoi një letër anonime ku i thoshte se nuk do të divorcohej nga gruaja, ndonëse për një vit lidhje e mashtronte se kishte nisur procedurat e divorcit.

Guerriero ishte 44 vjeç kur u takua me McGonigal, atëherë 49 vjeç dhe sapo kishte nisur punën e tij në zyrën e FBI në Nju Jork. Gjatë një viti lidhje, e conte në restorante luksoze dhe nuk kursente dhuratat e shtrenjta përfshirë  shifrat e parave nga 500 deri në 1000 dollarë, të cilat ia jepte për ditëlindje e Krishtlindje.

Pasi u diagnostikua me kancer gjiri, McGonigal e mbështeste dhe kujdesej që të merrte trajtim mjekësor por vijonte ta mashtronte për ‘letrat e divorcit’. Historia e tyre përfundoi në fund të vitit 2018 kur mori letrën.

“U trondita. Isha shumë e dashuruar me të dhe isha shumë e lënduar”, tha Guerriero, inati i së cilës arriti që t’i dërgonte një email kreut të FBI në Nju Jork, William Seeeney, të cilit i tregoi lidhjen jashtëmartesore me ish zyrtarin e FBI dhe marrëdhëniet e tij në Shqipëri. Guerriero i tregoi Insajderit se e kishte fshirë e-mailin, e ndërsa theksojnë se nuk e kanë të konfirmuar se ky njoftim i ka shkuar Seeeney.  Por në nëntori 2021, kur po hetohej McGonigal, 2 agjentë u shfaqën në derën e Guerrieros me fotografinë e ish zyrtarit të FBI dhe kryeministrit Edi Rama për të mësuar rreth marrëdhënies së tyre, por nuk dihet se cfarë i ka thënë.                  

Në rrëfimin e saj, kujtoi mëngjesin e tetorit 2017. Guerriero tregoi se vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn, një çantë plot me 80 mijë dollarë. Atje, pranë këpucëve të tij, ishte një qese që japin dyqanet e pijeve dhe brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha.

“Nga dreqin vjen kjo?” pyeti ajo.

“Oh, të  kujtohet ajo loja e bejsbollit? Vura një bast dhe fitova” u përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero.

Nuk dihet nëse këto para janë ato për të cilat flitet se i ka marrë nga biznesmeni shqiptar, ish agjenti i Inteligjencës Shqiptare, Agron Neza por sipas 'Bussines Insider', çantën plot me 80 mijë dollarë e mori më 5 tetor 2017 në një makinë të parkuar jashtë një restoranti.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2023 02:46

    / HELL HATH NO FURY LIKE A WOMAN SCORNED/

    Përgjigju
  • iliri: 29/01/2023 00:39

    PER TE KORRUPTUAR I JEP PARATE TONA RAMA,,,KJO DIHET,,,POR ME VJEN INAT ME RAMEN QE BEN SIKUR NUK KA NDODHUR ASGJE,,,TURP,,,BILES THONE QE KA LIDHJE DHE ME MAFIOZET E SINOLAOS QE PO MBYTIN ME DROGE USA..mjaft te kujtojme qe priti ne kryeministri para nje muaji nje elbasanlli qe flitet se punon per sinolaon..EDI RAMA E MBUSHE KUPEN,,JEP DOREHEQJEN NGA PS,,,DHE BEJ ZGJEDHJE TE CAKTOHET NJE TJETER ....

    Përgjigju
  • Cris: 28/01/2023 19:16

    Kjo i ka te tera te sakta perveç pjeses per km tone qi ju beft dita 1000€

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje

Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje