Pas tre vitesh punime intensive, HEC-i i Banjës në Gramsh, i ndërtuar mbi lumin Devoll, ka nisur prodhimin e energjisë elektrike. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj vepre të re energjetike në vendin tonë mori pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, përfaqësues të kompanisë norvegjeze Statkraft, drejtues lokalë si dhe ambasadori i Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë.
Kryeministri Rama e cilësoi HEC-in e Banjës me rëndësi strategjike për rritjen e prodhimit të energjisë në vend. Sipas tij ky HEC bën që kapaciteti prodhues i energjisë elektrike të rritet me 17%.
"Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm tërësor pa zhvillim të qëndrueshëm energjetik. HEC-i i Banjës është vepra e parë e përfunduar në projektin e kaskadës së Devollit, u punësuan 2000 punonjës dhe kapaciteti i rezervuarit të këtij hidrocentrali ka një volum total prej 400 miliardë litra ujë, në një sipërfaqe prej 14 km2. Dhe m.q.s jemi një vend i lidhur me futbollit, sipërfaqja e barabartë me 2000 fusha futbolli. Në përfundim projekti do të ketë një kapacitet që rrit me 17% kapacitetin prodhues të vendit", u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi edhe përfitimet që sjell për banorët e zonës ky projekt. Sipas Ramës, realizimi i kësaj vepre ka bërë që infrastruktura rrugore e zonës të pësojë një transformim të rëndësishëm. Janë rreth 104 km rrugë të reja dhe 14 ura, ndër të cilat ura më e gjatë në Shqipëri, 520 m, të cilat ndërtohen nga e para. "Është një nga ato momente që krijojnë shpresë dhe optimizëm të bazuar tek e ardhmja. Është një moment historik për të gjithë këtë zonë që sot çlirohet nga makthi i izolimit. Sot nis një rrugë të re drejtë të ardhmes, për tu bërë në vitet që vijnë, një nga zonat më të vizituara të vendit tonë, për potencialin e vet natyror dhe turistik, deri më sot vetëm një ëndërr që i ngjante një iluzioni. Ky moment është rezultat i një bashkëpunimi shembullor mes qeverisë shqiptare dhe njërës prej kompanive më të shquara në botë, në sektorin e zhvillimit energjetik. Realizimi i kësaj vepre ka lidhur organikisht të gjitha njësitë administrative dhe fshatrat përgjatë rrugës së re drejt Gramshit. Kjo vepër është një shembull fantastik, sesi nga një anë interesi privat prodhon energji dhe përfitim dhe nga ana tjetër një komunitet i tërë përfiton një cilësi të re jete. Vetëm në këtë zonë janë ndërtuar dhe janë drejt përfundimit afro 100 km rrugë të reja. E theksoj këtë. Vetëm në këtë zonë janë 97 km dhe 14 ura, ndër të cilat ura më e gjatë sot në Shqipëri, 520 m, e cila është një vepër vërtetë e shkëlqyer inxhinierike, por edhe një urë që ofron një pamje fantastike të liqenit të ri", u shpreh Rama.
Sipas Ramës, projekti ka edhe efekte mjedisore në vend. HEC-i disiplinon ujërat e lumit të Devollit, duke evituar përmbytjet dhe krijon mundësi të reja vaditëse deri në Myzeqe.
Kryeministri Rama u ndal sërish te bursa e energjisë, duke theksuar se kjo do të krijonte mundësinë që nga energjia të përfitojë e gjithë shoqëria.
"Reforma në energji synon një treg të lirë energjie për të bërë të mundur edhe atë që nënvizoi drejtuesi i Statkraft, që nga prodhimi i kësaj vepre, këtij kompleksi hidroenergjetik, apo i HEC-ve të tjera të përfitojë drejtpërdrejt konsumatori shqiptar jo në mënyrë direkte, por që energjia të mos shkojë e gjitha për eksport. Do krijojmë bursën e energjisë, për të qenë aktorë në tregun rajonal, çka e bën sektorin e energjisë në Shqipëri një aset prej të cilit të përfitojë e gjithë shoqëria", theksoi Rama.
Punimet për ndërtimin e Hidrocentralit të Banjës nisën në pranverë të vitit 2013-ë. HEC- i Banjës ka një kapacitet të instaluar prej 65 Megawat. Ai do të prodhojë mesatarisht 250 milionë kilovat orë energji në vit.
Banja është vetëm hidrocentrali i parë në kaskadën e Devollit. Paralelisht kompania Statkraft është duke ndërtuar edhe hidrocentralin e Moglicës. Puna për këtë HEC ka nisur vitin e kaluar dhe ai pritet të përfundojë në vitin 2018. Moglica do të ketë një kapacitet të instaluar prej 185 Megawat. Të dy hidrocentralet do të prodhojnë rreth 700 milionë kilovat orë energji në vit. Kjo e rrit automatikisht prodhimin vendas të energjisë me 17 për qind.

(HEC-i i Banjës në Gramsh)
/Shqiptarja.com

VIDEO