Inceneratorët/ Etleva Kondi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO e rrëzon, lihet në 'arrest shtëpie'

Inceneratorët/ Etleva Kondi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO e rrëzon, lihet në 'arrest shtëpie'

Etleva Kondi

Etleva Kondi, ish drejtoreshe e ministrisë dhe mjedisit, anëtarë e Komisiomit të Vlersimit të Ofertave për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, është paraqitur sot në GJKKO, ku kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Bashkë me të ndryshim mase ka kërkuar edhe ish anëtari tjetër I KVO-së, Pellumb Abeshi. Por Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit, për rrëzimin e masës së sigurisë së 'arrestit shtëpiak'.

Elteva Kondi ish-anëtare e komisionit që firmosi kontratën koncesionare për inceneratorin e Elbasanit e Fierit, u ndalua nga policia me 9 prill të 2022. Sipas Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest shtëpie”, Kondi ishte shpallur në kërkim prej disa javësh. Ndërsa vetë ajo nëpërmjet avokatit të saj deklaroi se nuk i është shmangur drejtësisë, por ka qenë në Itali për arsye shëndetësore, dhe sapo është kthyer është vetëdorëzuar në polici.

Për aferën e inceneratorëve, në burg janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, deputet i PS-së, Alqi Bllako, dhe për 12 zyrtarë të tjerë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Kërkoi ndryshim mase, GJKKO rrëzon kërkesën e Etleva Kondit! Lihet në arrest shtëpie

1658832721_f3824297c2e2443ab068875bd553a765.jpg

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Etleva Kondit, për rrëzimin e masës së sigurisë të arrestit shtëpiak ndaj ish anëtares për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë