Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot  (5 maj) në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Bllako është paraqitur në GJKKO, i shoqëruar nga avokati i tij dhe ka ankimuar vendimin e fajësisë.

Në 4 nëntor 2025, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Ai u shpall fajtor për përfitimin e 119 mijë eurove dhe 7 milionë lekëve nga biznesmenët e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Megjithatë, masa e sigurisë ndaj tij u shua, pasi Bllako e ka kryer dënimin përmes periudhës së paraburgimit. Bllako u lirua nga qelia e paraburgimit të Durrësit më 5 nëntor të vitit të kaluar.