Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 mln euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa ka bërë ironi se nuk e kupton aritmetikën se nga i nxjerrin 430 mln euro dhe mbi çfarë dokumenti bazohen. Rama tha se janë paguar 30.6 mln euro per Elbasanin dhe 24.7 per Fierin, ndërsa për Tiranën zero lekë.
"Eurot e paguara nga bushti i shtetit janë fantazi e juaja, buxheti ka paguar 30.6 mln euro per Elbasanin 24.7 per Fierin, unë nuk jam i mirë në aritmetiket pro nuk ua kam besën tuaj dhe bëjnë tuja dhe bëjnë 55.3 mln euro. Se ku i gjeni 430 do na i tregoni rrugës. Ma jepni një dokument ku e thotë?", tha Rama
Ai u shpreh se deri në vitin 2047 shkojnë 360 milionë euro që janë para që paguhen për shërbimin, i cili sipas tij është ekselent, dhe përmendi rastin e Tiranës.
"Këto janë pagesat për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Natyrisht që paguhet për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Bëhet edhe pa pagesë por bëhet si në sharrë, si në Porto Romano, bëhet edhe pa pagesë për bëhet si në Elbasan e si në Fieri, ku digjeshin rrugëve plehrat. Problemi ynë është tek raporti që kemi me plehrat. Këto janë pagesa z. Tabaku për ton, për kompaninë. Nuk janë pagesa për aferë. Janë pagesa për një shërbim që është ekselent, mjafton të shkoni në sharrë që mund të shkoni bashkë me fëmijët", tha Rama.
"Pra 55.3 milionë janë të Elbasani dhe Fieri. Janë atje, janë fabrika goxha të dukshme. Pjesa tjetër është patjetër financim i bashkive dhe i buxhetit të shtetit për një është për financim por është për shërbimin. Faktikisht ne kemi këtu të bëjmë me këto para. Janë 36.9 milionë euro që i kanë shkuar Tiranës. Paguajmë një çmim për 29 euro. Këtu duhet të jetë me siguri edhe një letër krahasuese që paguhet për çmim edhe në vendet e tjera. Këto janë para për shërbimin, janë para që i jep qeveria mbështetje dhe bashkitë marrin aq sa kanë. Kjo janë arsyeja pse sot Tirana është e pastër, pse Durrësi merr frymë lirisht", vijoi Kryeministri.
Lajmi kryesor: