Inceneratorët/ Roli i Kokës si ish-ministër, avokati Hazizaj: Iu përgjigj projektit politik të mazhorancës! Vendimi kolegjial, e shkarkon nga përgjegjësia

Gjykata e Posaçme la në fuqi sot masat e sigurimit për 14 personat e hetuar nga SPAK lidhur me koncesionin e inceneratorit të Tiranës, duke ndryshuar masën vetëm për Jetmir Llapajn i cili u la në arrest shtëpie.

Gjatë seancës në GJKKO ka folur edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili u shpreh se akuzat ndaj tij janë politike dhe se ai është viktimë e Berishës dhe Metës. Lidhur me këtë deklaratë të Kokës, foli edhe avokati Sokol Hazizaj në studion “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo i cili tha se fakti që Lefter Koka si ministër i është përgjigjur një projekti politik të mazhorancës, është paralajmërim edhe për kryeministrin Edi Rama.

"Koka i është përgjigjur një projekti politik nëpërmjet së cilës mazhoranca erdhi në pushtet. Nëse e mbani mend, i është bërë goxha bujë mbledhjes së papastërtive dhe mbetjeve, u shpall edhe emergjencë. Asnjë ministër në kushtet e shpalljes së emergjencës nuk mund të dalë pas vendimit të këshillit të ministrave dhe të veprojë i vetëm. Ky është një paralajmërim edhe për kryeministrin aktual. Në momentin që organi fillon të hetojë influencën që mund të ketë një ministër apo disa ministrave ndaj një vendimi të qeverisë, atëherë mund të krijohen kushte për hetime më të gjera”- tha Hazizaj.

Avokati shtoi më tej, se fakti që vendimi ka qenë kolegjial i Këshillit të Ministrave, e shkarkon Kokën nga përgjegjësia personale pasi është një administratë e tërë që është vënë në veprim.

“Koka është marrë si i pandehur në cilësinë e ministrit të Mjedisit dhe ka pranuar propozimin e pakërkuar për shkak të ligjit për koncesionet, veprim që është mbështetur nga një administrtë e tërë. Të cilët e kanë patur detyrë të bëjnë korrespondencë për ndërtimin e inceneratorëve. Në cilëinë e ministrit si funksionar i lartë publik, nuk është provuar se ka përfituar të ardhura.  Është vendim kolegjial, ke të drejtën e ankimimit në GJK.  Vendimi kolegjial të shkarkon nga përgjegjësia. Sepse vjen si produkt i një projekti mbi të cilin janë ngritur programet politike”- shtoi avokati.

Ndërsa sa i takoi masës së sigurimit “arrest me burg”, Hazizaj tha se punonjësit e administratës janë demotivuar dhe refuzojnë të firmosin për tendera të ndryshëm.

“Ti mendon se të gjitha ata meritojnë arrest me burg? Jo  është situata, thonë “do hamë burg”, sakrifikoj që shefi im të jetë ai që është. Për mua figura penale e shpërdorimit të detyrës kur bëhet fjalë për gjëra të tilla nuk duhet dhënë arresti me burg. Demotivon administratën publike. Është shumë e vështirë tani të gjesh njerëz që firmosin për tenderat. Jep dorëheqjen tjetri vetëm që të mos firmosë. Duhet ndryshuar ligji për koncesionet, në favor të publikut, jo në favor të administratës”- theksoi më tej.

Sipas Hazizajt, duhet që të ndryshohet ligji në mënyrë që ligje të cilat firmosen nga këshilli i ministrave të kenë edhe firmën e kryeministrit, duke shtuar se kjo vjen si pasojë e mungesës së përgjegjësisë.

vendimin e ditës së sotme, GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të koncesionarit "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë