Spaho në '5 pyetjet': PS refuzon të bashkëpunojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët! Nuk jepen 430 mln euro pa dijeninë e Edi Ramës! Ja pse dhashë dorëheqjen

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, foli këtë mbrëmje në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv për çështjen e inceneratorëve. Teksa u pyet kush është arsyeja që ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Spaho tha se ishte reagim ndaj refuzimit për të marrë dëshminë e dy gazetarëve të cilët kohë më parë kanë investiguar hollësisht për inceneratorin e Elbasanit. Spaho deklaroi se shifrat e mëdha të parave nuk mund të jepen pa dijeninë e kryeministrit.

“Çfarë dimë deri tani janë rrjedhojë e punës hulumtuese të gazetarëve. E papranueshme që ata që kanë punuar kaq gjatë, nuk pati dakordësi që të dëgjoheshin, e le të merreshin në konsideratë ato që i kanë ofruar publikut.”-tha Spaho.

Më tej, ai deklaroi se argumenti me të cilin nuk u mor dëshmia e gazetarëve, ishte që ata kanë konflikt interesi.

“Me cilët kanë konflikt interesi. Kanë me ata të cilët sot janë në arrati. Klodian Zoto, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri të cilët i paskan hedhur në gjyq kur kanë shkruar artikujt dhe kanë ngritur problemet që po i heton Komisioni Hetimor dhe SPAK-u.”-tha Spaho.

Sipas tij, ky argument është i paqenë dhe tentativë e mazhorancës për të prishur punën e Komisionit Hetimor për të mos e lejuar të hetojë brenda kornizës që ky komision ka të miratuar.

“Edhe në të shkuarën, sipas shembujve të punës së Komisioneve Hetimore, ka pasur raste kur njerëz të cilët janë çuar për ndjekje penale, janë pyetur si dëshmitarë. Kujtoj rastin kur u kërkua që, hetimori për ÇEZ-in, një që kryesohej nga unë, dhe një nga Taulant Balla. U kërkua që Balla mos të ishte pjesë e procesit të pyetjes së një dëshmitari se e kishte hedhur në gjyq për shpifje. Kuvendi mori kërkesën dhe ka një shkresë që nuk kosniderohet konflikt interesi. Gazetarët të informojnë opinionin publik. Të administrohen një herë më shumë të silleshin në vëmendje ato që kanë gjetur.”-deklaroi Spaho.

Më tej Spaho deklaroi se deputetja e PS, Ermonela Felaj ka marrë pjesë në procedurën e dhënies së koncesionit të Elbasanit, ndërsa shton se ajo si ministre shteti ka firmosur dokumentet që kanë të bëjnë me dhënien e koncesionit të kompanisë së Klodian Zotos. Spaho thekson se një deputet i mazhorancës ka lidhje të ngushta me kreun e Bashkisë Elbasan, bashki e cila është nën hetim nga Komisioni Hetimor.

“Argumenti i konfliktit të interesit nuk qëndron kur shikon përbërjen e pjesës së mazhorancës në komision. Nënkryetarja, Felaj, pjesë e procedurave të dhënies së koncesionit të Elbasanit. Si Ministre e Shtetit ka firmosur dukumentet që kanë të bëjnë me dhënien e koncesionit të kompanisë së Klodian Zotos. Një deputet tjetër i mazhorancës ka lidhje të ngushta familjare me kreun e Bashkisë Elbasan. Bashkia e Elbasanit është nën hetim nga Komisioni Hetimor. Kur pashë gjithë këtë që gazetarët nuk lejohen të depononin, në shenjë proteste për të ndërgjegjësuar opinionin publik. Mazhoranca mban qëndrim destruktiv për punën e këtij komisioni. Është një nga aferat më të mëdha, ka refuzuar të bashkëpunojë për të dhënë dokumente. Ka ende informacione të paardhura.”-tha Spaho.

Deputeti i PD tha se procedura e dhënies së koncesionit të Elbasanit është në kundërshtim me ligjin pasi është luajtur me emergjencë mjedisore.

“S’ka emergjencë mjedisore të shpallur. U kërkua nga Këshilli i Bashkisë së Elbasanit, u supozua sikur u shpall, dhe procedurat janë kryer sikur ka pasur emergjencë mjedisore. S’ka asnjë document. Institucioni që e shpall është një komitet në Ministrinë e Mjedisit. Është negociuar direct me kompaninë, është pranuar ajo që ka ofruar Klodian Zoto. Refuzimi i Ministrisë së Financave asokohe, ka qenë në linjën që propozimi është në kudnërshtim me ligjin se s’ka pasur emergjencë mjedisore. Së dyti, fomra e zgjedhur duke u financuar nga buxheti i shtetit është abuzim. S’ka pasur studim për kostot, apo balancë të drejtë asaj që do jepjte shteti dhe asaj që do përfitonte.”-tha Spaho.

Spaho tha se Inceneratori i Tiranës ka një histori tjetër pasi supozohet që kosto e ndërtimit të përballohet nga tarifa e prurësve të mbeturinave.

“Ajo që bie në sy është që djegësi nuk është ndërtuar, as prodhuesi i energjisë elektrike. Duhet të ishte filluar në 2020. Kur erdhi administratorja e kompanisë së Kldian Zotos, është që në tarfinë 29 euro, ajo e pranoi, përfshihet djegia e mbeturinave dhe më pas përdorimi i nxehtësisë.”-tha Spaho.

Për Inceneratorin e Fierit, Spaho tha se ka transferim fondesh nga kompania mëmë, te kompanitë që kanë krijuar Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri. 

"Është çuar në tokë private kur parashikohej në tokë publike. U mor në pyetje edhe kryetari i bashkisë. Paratë janë dhënë, inceneratori s'është vënë në punë. Kanë kaluar afatet. Sot, në vizitën e Inceneratorit të Fierit, ishte në kolaudim. Duke që është larg. Mund të ketë ende makineri të painstaluara për të filluar punën."-tha Spaho.

Ndërsa për deklaratën e Ramës, i cili thotë se kush shkel ligjin mban përgjegjësi individuale, për Spahon është ndryshe.

"Individuale, insitucionale dhe morale. Kryeministri, këto koncesione janë dhënë përmes institucioneve shteërore. Kur ka shkelje procedurash, ka përgjegjësi institucionale. Ka kohë ka shkelje të procedurave. Ka vendime nga Këshilli i Ministrave për secilin nga inceneratorët. Në mos nga kryeministri, nga zv.kryeministri janë fimosur.  Janë afera korruptive. përgjësia shkon deri tek Rama. S'mund të jepen 430 milionë euro pa dijeninë e Ramës. Si mund të justifikohet ai, për të qenë roje e interesit publik."-tha Spaho. 

Se çfarë janë kompanitë guackë, Spaho tha se kuptimin e mirfilltë e kanë nga ato që krijohen në offshore, por në këtë rast sipas tij është përdorur në kuptimin që të njëjtët pronarë krijojnë një zinxhir kompanish ku lëvizin paratë. SPAK theksoi se SPAK duhet të hetojë.

"Zyrtarë të rëndësishëm të përfshirë. A kanë lënë gjurmë, a do kapen, mebtet për tu parë. Kjo është ajo që duhet të bëjë SPAK-u për të shkuar te zyrtarët e lartë. Kjo duhet të çojë deri tek kryeministri se nuk bëhet pa dijeninë e tij."-tha Spaho.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka nisur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës fillimisht për një padi nga PS ndaj Tabakut në SPAK pasi sipas saj shkelur ligjin duke takuar kreun e SPAK mëngjesin e sotëm dhe më pas me një paralajmërim për padi këtë herë nga ana e Tabakut ndaj kryetares së bashkisë Durrës, Emiriana Sako e cila u largua nga mbledhja pa mbaruar dëshminë. Debate ka pasur edhe teksa po raportonte Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, Kjo sepse kjo e fundit, tha se shifra për të cilën pretendon opozita se janë vjedhur, pra 430 mln euro, është një abstragim, teksa i thumboi edhe për Kuvendin e bërë nga Lulzim Basha te Pallati i Kongreseve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Spaho: Do protestojmë fuqishëm kundër regjimit dhe aferave korruptive! Basha-Rama shtojca të njëri-tjetrit

 

Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Edmond Spaho, tha se kanë objektiv çinstalimin e regjimit të Edi Ramës. Spaho deklaroi në emisionin ‘5 pyetjet nga babaramo’ se do të organizojnë protesta kundër qeverisë dhe kundër aferave korruptive. Sakaq, Spaho tha se Basha dhe Rama janë shtojcva të njëri-tjetrit.

"Së pari në përmirësimin e riorganizimit të partisë. Jemi në përfundim të zgjedhjeve në degët e PD. Së dyti në betejën që zhvillojmë në Kuvend kundër qeverisë dhe fraksionit të vulës, për t’ja bërë të qartë shqiptarëve që janë shtojca të njëri-tjetrit. Do ndërmerren protesta për të rrëzuar qeverisjen e Edi Ramës dhe kundër aferave korruptive si kjo e inceneratorëve, dhe ajo e Portit të Durrësit, do dali e vërteta në shesh në mënyrë popullore. As SPAK dhe as komisionet nuk do i shkojnë dot deri në fund pasi janë nën ombrellën dhe interesat e qeverisë.”-tha Spaho.

Ora 21:55
Spaho komenton deklaratën e Kim: Ka bërë disa shkelje, s'është hera e parë! Fut hundët në punët e brendshme! Shembull për të mos u ndjekur! Më 6 mars do fitojmë

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, komentoi deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila pyeti kandidatët e Berishës se çfarë u ofrojnë votuesve në një kohë kur sponsori i tyre është non grata. Spaho e cilësoi të papranueshme dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Sakaq, Spaho tha se Kim tregoi sot një shembull që s'duhet ndjekur ndërsa theksoi se ka shkelur Konventën e Vjenës për statusin e diplomatit.

"E gabuar, shkelje e ligjeve dhe Kushtetutës, shkelje e Konventës së Vjenës për statusin e diplomatëve dhe përfshirje në fushatën elektroale për zgjedhjet e 6 marsit. Nuk është hera e parë që veprohet nga Yuri Kim në këto shina. Efekti ka qenë për të qenë i sinqertë, i kundërt. Sa më shuëm trajtohet në këtë këndvështrim, aq më shumë rritet mbështetja për kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë'. Këto rregulla do duhej të respektoheshin. S'jemi në provinca ku ligji lihet mënjanë dhe shkelet sipas dëshirës duke futur hundët së kë duhet të votojnë qytetarët. SHBA-të janë demokracia më e madhe në botë nga e cila ne mësojmë, askush s'do lejojë në atë vënd që të ndërhyhej, se kë të votojnë zgjedhësit amerikanë dhe kë duhet të kenë kreun e kongresit. Standardet që zbatohen në vendet demokratike, nëse duam të forcojmë demokracinë, ta zbatojmë dhe këtu, Rasti i sotëm, shembull që s'duhet vepruar."-tha Spaho.

Ndër të tjera Spaho tha se Shkodra do të drejtohet nga Bardh Spahia ndërsa shtoi se shanse mjaft të mira kanë për të fituar Durrësin, DIbrën dhe Lushnjën në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

"Kemi kandidatë me shumë reputacion. Kandidati në Lushnjë, Elt5on Bano, figurë majft e dashur. besoj do marri mbështetjen dhe të fitojë garën. S'jam dakord me atë që bëhet garë për vendin e dytë. Futeim për të fituar. Shanset varen nga mënyra si votojnë votuesit."-tha Spaho.

“Çfarë po u premtoni votuesve, kur sponsori juaj është caktuar non grata nga SHBA për korrupsion?”, kjo ishte pyetje me të cilën e ka nisur mëngjesin e sotëm ambasadorja amerikane Yuri Kim duke iu drejtuar kandidatëve të Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • liri: 22/02/2022 00:35

      PO se kur e kishit ju te PD qeverine ,,,,nuk vodhet fare.....ju nuk late asnje leke ne thesar...

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

    Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër