Inceneratorët, Tabaku thirrje Institucioneve: Vendosini në dispozicion Komisionit Hetimor dokumentet që u janë kërkuar

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku u ka bërë thirrje institucioneve që të dorëzojnë në Komision dokumentet që u janë kërkuar për hetim. Nesër ky Komision mbyll hetimin.

Tabaku kishte një thirrje të drejtëpërdrejtë për Bashkinë Tiranë, që të dorëzojë komunikim që ka ndjkeur me institucionet për procedurën e Inceneratorëve. Kryetarja e Komisionit tha se sekretari  i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi duhet të dorëzojë procesverbalet e mbledhjeve ku këto kontrata koncesionare janë diskutuar ashtu siç premtoi gjatë dëshmisë së tij në Komision.

Sakaq, Tabaku tha se Drejtori i Policisë Gledis Nano duhet të dorëzojë të dhënat e sistemit TIMS për të lëvizjet e personave që Komisioni ka kërkuar.

"Nesër është dita e fundit e mbylljes së hetimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Unë përfitoj nga rasti që t’i bëj thirrje të gjitha institucioneve që nuk kanë kthyer akoma përgjigje dhe filloj me Bashkinë Tiranë të cilës i kërkoj të sjellë listën shkresore dhe komunikimin ndërmjet institucioneve për procedurën që ne kemi në hetim, mungon pjesa e komunikimit të Bashkisë Tiranë me institucionet, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë premtoi se do të sjellë procesverbalet e mbledhjeve ku këto kontrata koncesionare janë diskutuar. Kompania guackë e Klodian Zotos, kompania ITS duhet të sjellë akoma librat e shitjes dhe të blerjes. Ne i kemi nga tre kompani të koncesionare librat e shitjes dhe të blerjes, kemi kuptuar shumë gjëra për to, por ndërkohë që presim akoma kompaninë guacë të Klodian Zotos që është kompania që ka marrë gjithë pagesat nga buxheti i shtetit dhe së fundmi, njëkohësisht Drejtori i Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano, për të sjellë të gjitha lëvizjet e të gjithë personave që ne kemi kërkuar, kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, Ministrave Gjiknuri, Ahmetaj, dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi”, tha Tabaku.

Dëshmia e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë përmbylli tre ditët e dëshmive të ministrave, ish-ministra, kryebashkiakëve e administratorëve të 3 inceneratorëve, atij të Tiranës, Fierit e Elbasanit. Kujtojmë se në këtë Komision kanë dëshmuar Ministrja Belinda Balluku, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryebashkiaku i Fierit, Armand Subashi dhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja. Po ashtu dëshmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi e po ashtu edhe administratorë të tre inceneratorëve. Afati i këtij komisioni përfundon me 25 shkurt, ku pritet raporti përfundimtar, por nuk dihet nëse do të ketë një raport të përbashkët, apo do të dilet me dy raport të ndryshme, një nga maxhoranca dhe një nga opozita.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja