Inçest në Shkodër, babai i alkoolizuar
seks me vajzën e tij të mitu

Inçest në Shkodër, babai i alkoolizuar<br />seks me vajzën e tij të mitu
SHKODER- “Alo policia, ju lutem më shpëtoni nga babai”. Zëri i dridhur i një vajze ka alarmuar policinë e Velipojës e cila mbërriti në adresën e dhënë ku zbuloi një rast incesti.

Ngjarja ndodhi dy netë më parë në një fshat në Velipojë, Shkodër kur 52-vjeçari T. B., dyshohet se ka tentuar të përdhunojë vajzën e tij 14-vjeçare. Policia kreu menjëherë ndalimin e 52-vjeçarit ndërsa mori në pyetje vajzën me iniciale M.B.

HETIMI
Burime nga policia thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se 52-vjeçari kishte rreth dy vite që ishte liruar nga burgu ku vuajti dënimin prej disa vitesh për veprën penale të “vrasjes”. Ai ka dy djem dhe shtatë vajza, dy prej të cilave të martuara. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në të cilën ndodhej familja, 14-vjeçarja nuk shkonte në shkollë por ruante bagëtitë. Sipas dëshmisë së vajzës, rreth dy vite më parë, babai i saj e kishte ndjekur nga pas në fushë ku ajo kulloste bagëtinë dhe e ka përdhunuar.

E frikësuar dhe e turpëruar e mitura nuk i ka treguar nënës së saj dhe as motrave. Kështu për dy vjet dyshohet se 52-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij gjatë kohës që ajo ruante bagëtitë në fushë. Dy netë më parë, dyshohet se T. B., ka tentuar të kryejë marrëdhënie sërish me vajzën e tij të vogël në banesë. “Policia dyshon se i ndaluari e ka marrë vajzën në një qoshe të shtëpisë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale. E frikësuar vajza ka marrë telefonin celular të shtëpisë dhe ka telefonuar në numrin 129” thanë për gazetën burimet policore. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë të cilat bënë të mundur arrestimin e 52-vjeçarit.

DESHMIA
“Nuk mbaj mend të kem kryer marrëdhënie seksuale me vajzën time. Një gjë të tillë edhe mund ta kem bërë në gjendje të dehur. Kur pi alkool unë nuk mbaj mend se çfarë veprimesh kryej” mësohet të ketë thënë para oficerëve të policisë 52-vjeçari Tom B. Ai  tha se nuk ka dashur t’i bëjë keq vajzës së tij, ndërsa u shpreh se nuk mban mend asgjë për shkak se konsumonte shumë alkool. Ndërkohë që në krahun e vajzës kanë qenë edhe gjashtë motrat e saj.

“E ëma e vajzës nuk ka mundur të kuptojë asgjë për ngjarjen që ndodhte në shtëpi pas krahëve të saj. Motrat e të miturës kanë besuar versionin e kësaj të fundit duke deklaruar se babai i tyre ishte abuzues” thanë më tej burimet policore të cilat shtuan, se janë marrë në pyetje edhe banorë të zonës. Sipas policisë banorët kanë treguar se 52-vjeçari njihej si problematik. Ai konsumonte pije alkoolike dhe sjellja e tij nuk ishte korrekte. Nisur nga hetimet e kryera ndaj T. B., u mor masa e ndalimit.

“Me datën 24 shkurt 2014, u bë ndalimi i shtetasit T. B., 52  vjeç. Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se për një periudhë disa mujore ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij M. B., 14 vjeçe. Veprimet janë kryer në konsultim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Shkodër” thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar dje nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës.
 
Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kosova i përgjigjet SHBA për mbylljen e bankave serbe: Aktiviteti i tyre ishte i jashtëligjshëm, Beogradi nuk ka pranuar propozimet tona

Kosova i përgjigjet SHBA për mbylljen e bankave serbe: Aktiviteti i tyre ishte i jashtëligjshëm, Beogradi nuk ka pranuar propozimet tona