Një Incident është shënuar në protestën e qytetarëve përpara parlamentit. Mes protestuesve e policëve ka pasur përplasje dhe efektivët kanë hedhur spray me piper.

Disa protestues shihen duke tërhequr diçka nga duart e policëve, kurse këta të fundit marrin me forcë një protestuesit dhe e fusin mes tyre. Më pas, një polic shihet duke i qëlluar vazhdimisht protestuesit.

Ndërkohë, e shtrirë në tokë shihet edhe një grua, e lënduar nga spray me piper.


Lajmi kryesor:

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)