Me rastin e ditës së çlirimit të Deçanit, në qendër  të qytetit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar, Beg Rizaj, por kjo ceremoni është përcjellë me një incident.

Gjatë zbulimit të shtatores ka ndodhur një incident mes të vëllait të Beg Rizaj dhe Ramush Haradinaj. Ndonëse ishte në Deçan për të zbuluar këtë shtatore, Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj nuk është lejuar që të marrë pjesë në zbulimin e saj.

Ka qenë pikërisht vëllai i Rizajt, Aliu, i cili ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt për zbulimin e shtatores. Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.

Kryeministri ka përfillur këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë. Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.