Një incident i vogël mes dy mjeteve të lundrimit ka ndodhur ditën e sotme në birgjet e Karaburunit. Dy mjete janë përplasur lehtë me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nga kjo përplasje nuk ka pasur pasojë në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ky incident u shkaktua nga anija turistike’’Black Pearl’’, e cila ka kryer një manovër të gabuar duke përplasur lehtë një skaf që ishte ankoruar.

Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me gjobë anijen turistike ‘’Black Pearl’’ sepse anija nuk kishte në bord dokumentacionin përkatës dhe nuk kishte njoftuar për itinerarin e lëvizjes së sotme.

Nga ky incident është pezulluar nga detyra më urdhër të Drejtorisë së Policisë së Kufirit Vlorë patrulla e policisë që kishte shkuar për kontroll tek mjeti lundrues dhe u dërgua për ndjekje të procedurave të mëtejshme nga Drejtoria e Standarteve, për shkelje të Etikës. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com