Incident në një shkollë fillore në Australi, lëndohen disa nxënës

Incident në një shkollë fillore në Australi, lëndohen disa nxënës

Foto ilustruese

Shumë nxënës në një shkollë fillore në qytetin australian të Sidneit janë lënduar pasi një eksperiment shkencor në klasë shkoi keq.

Raportimet thonë se të paktën dy nxënës pësuan djegie të rënda, ndërsa u dërguan me ambulancë nëntë të tjerë djegie sipërfaqësore.

Incidenti ndodhi të hënën në shkollën publike Manly West, rreth orës 13:00 me kohën lokale atje.

Fëmijët, të cilët besohet të jenë të moshës midis 10 dhe 11-vjeçare, pësuan djegie në trupat e tyre, duke përfshirë fytyrën, gjoksin, pjesën e poshtme të barkut dhe këmbët, raporton Sydney Morning Herald.

Një mësues gjithashtu ka pësuar lëndime të lehta.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë lloj eksperimenti kishte kryer shkolla./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar