Incident pas mbylljes së votimit në Dibër! Qytetari godet me mjete të forta sekretarin e qendrës së votimit, shpallet në kërkim

Incident pas mbylljes së votimit në Dibër! Qytetari godet me mjete të forta sekretarin e qendrës së votimit, shpallet në kërkim

DIBËR-Një incident është shënuar pas përmbylljes së procesit të votimit në Dibër. Një qytetar ka goditur me mjete të forta sekretarin e Komisionit të qendrës së votimit nr 1132 në Dibër jashtë kësaj qendre votimit, pak minuta pasi është mbyllur procesi. Nuk dihen arsyet e këtij sherri me mjete të forta, por që policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin K.F., banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.

Ka qenë 56-vjeçari Q.S.,sekretari i Komisionit të qendrës së votimit, që ka bërë kallëzimin në polici për dhunën e ushtruar ndaj tij jashtë ambienteve të qendrës së votimit nr 1132.

Nuk dihen ende si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe kush kanë qenë arsyet e këtij sherri, ndërsa në Dibër procesi i votimit ka qenë i qetë, i rregullt me problematika të vogla që kryesisht janë shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike në disa qendra votimi.

40-vjeçari akuzohet për veprën penale "Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille