Incidente dhe vonesa, pilotë që dehen...kompanitë shpëtojnë pa gjoba dhe pa masa

Incidente dhe vonesa, pilotë që dehen...kompanitë shpëtojnë pa gjoba dhe pa masa

Kompanitë e aviacionit civil që operojnë në Shqipëri jo pak herë kanë shkaktuar situata të tilla ndër pasagjerët e tyre. Dhe Autoriteti jo pak herë ka mbajtur një qendrim tolerant, për çka opinioni publik ka të drejtën të informohet nëse vjen nga paaftësia, indiferenca apo mosorganizimi.

Incidentet

Incidenti i fundit me ''Blue Panorama'' ka shumë precedentë ndër avionët që ulen e ngrihen në Rinas. Më 8 tetor të vitit të kaluar, pas një vonese që u shkaktua  në fluturimin Tiranë- Firence, kompania “Albaëings” njoftoi se “për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit, ishte i domosdoshëm anulimi i një fluturimi e zëvendësimi i avionit i planifikuar për të operuar fluturimet e tjera". Gjatë fazës së ngritjes së fluturimit Tiranë - Firence, u sinjalizua një problem në komandimin e avionit dhe ai është rikthyer në vendqëndrim. Sipas proçedurave standarte të sigurisë në aviacion, 135 pasagjerët e këtij fluturimi duhet të zbarkonin nga avioni në mënyrë që të vijonte kontrolli teknik. Por, nga frenimi i menjëhershëm në pistën e ngritjes është krijuar tym. Fluturimi u anulua".

Më 22 shtator 2018, kemi një tjetër incident. Një pilot i kompanisë “Blue Panorama” është kapur i dehur nën efektet e alkoolit pak përpara se të hipte në bordin e avionit të cilin do ta pilotonte, paraditen e të shtunës, rreth orës 06:50. Avioni do të bënte rrugën Tiranë-Bolonja dhe është nisur 5 orë me vonesë. Avioni ishte gati për nisje me 200 pasagjerë në bord kur u zbulua nga stafi shqiptar i kompanisë (pra jo nga kontrolli i Aviacionit Civil) se piloti ishte i dehur, me 0.3% alkool në gjak mbi normën e lejuar për shoferët e makinave. Por në ajër piloti duhet të jetë tërësisht esëll. Në të tilla kushte, është anuluar menjëherë fluturimi për të pritur zëvendësimin e pilotit të dehur. Fluturimi ishte parashikuar për në orën 07:00 të mëngjesit, Por avioni i “Blue Panorama” u ngrit nga pista e Rinasit në orën 11:30.

Më 18 korrik 2018, një tjetër avion i “Blue Panorama” me 143 pasagjerë, i nisur nga Tirana drejt Milanos, ka bërë ulje të detyruar në Falconara. Mediat italiane raportuan se piloti i avionit “Boeing 737”, për shkak të një avarie, ka bërë ulje të detyruar. Defekti ka shkaktuar panik tek pasagjerët të cilët kanë qendruar në Ancona pas uljes.

Më 3 korrik 2018, “Blue Panorama” ka reaguar pas kaosit të krijuar me fluturimet ajrore drejt Italisë duke sqaruar se ka patur një problem teknik dhe se kishte qenë i domosdoshëm zëvendësimi i avionit.

Kompania tjetër që operon në Shqipëri për pak më shumë se një vit, “Fly Ernest” ka vonuar gjatë ose ka anuluar mbi 50 fluturime, me një faturë kompensimi për t'u paguar prej mbi 2.5 milionë eurosh, në rast se do të ishin ndjekur procedurat e kompensimit.

Lidhur me problematikat e konstatuara vazhdimisht në sektor nga ana e kompanive, Autoriteti nuk duket të ketë marrë masa në përputhje me ligjin. Ndonëse ka patur ankesa të vazhdueshme e të përsëritura për vonesa, nuk rezuluton që ky institucion shtetëror të ketë aplikuar ndonjëherë gjobën – që mund të shkojë deri në 10 milionë lekë - apo masën e pezullimit ose ndalimit të lejes së fluturimit për ato kompani që regjistrojnë 20% të rasteve vonesa në oraret e fluturimit. Të cilat u kanë shkaktuar dëme udhëtarëve, të cilët kanë humbur fluturimet e tjera, apo kanë humbur punën për shkak të këtyre vonesave.  /Redaksia Investigative

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja