Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit la në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin e Bylisit pas incidenteve në ndeshjen përballë Laçit në Ballsh.

Pas njohjes me apelimin që u paraqit nga përfaqësuesit e ekipit të Bylisit,

Apeli vendosi që të lërë në fuqi vendimin për dënimin e ekipit, që zbret një kategori më poshtë pas përjashtimit  dhe humbjen e ndeshjes 3-0 për mos përmbushje të përgjegjësive për organizmin e ndeshjes.

Vendimi i plotë i Apelit
 
Proces-verbal
 
I mbajtur sot në datën 01.04.2014 ora 17.00 ne mbledhjen e Komisionit te Apelit te FSHF për shqyrtimin e kërkesës  ankimore drejtuar Komisionit të Apelit nga ankuesi KF“Bylis”  kundër vendimit  të Komisionit të Disiplinës së FSHF të datës 19.03.2014 pika 1 .

Komisioni i Apelit pasi u njoh me apelimin e paraqitur nga përfaqësuesi i KF “ Bylis “  , dokumentacionin e paraqitur nga Sekretariati Teknik :
VENDOSI

1. Lënien në fuqi të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 19.03.2014 pika 1.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
Vendimi i Disiplinës, pika 1
Ekipi i KF “Bylis”, për dështim ne organizimin e ndeshjes dhe përmbushjen e përgjegjësive bazuar ne nenet 29, 64 dhe 65.2 te KDS, dënohet me përjashtim nga kampionati dhe zbritjen një kategori më poshtë, si dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me KF “Laçi “ me rezultatit 3-0.


d.b/shqiptarja.com