Kështu ndeshjen e radhës ekipi kampion do ta zhvillojë pa tifozë edhe pse një gjë e tillë ishte parashikuar që të ndodhte, pasi vetë ultrasit korçarë kishin paralajmëruar bojkotin pas humbjes me Tiranës duke e vlerësuar si të shitur. Ndërsa Tiranë sfidën me ekipin e Lushnjes do të luajë po ashtu pa tifozë.
“Skënderbeu dhe Tirana për sjellje të gabuar të tifozerive të tyre për hedhje të sendeve të forta, mjeteve ndezëse në fushën e lojës si dhe ofendimeve të vazhdueshme dënohen secila me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektator” thuhet në vendimin e Disiplinës.
Vendimet e plota
- KF “Skenderbeu” dhe KF ”Tirana” per sjellje te gabuar te tifozerive te tyre per hedhje te sendeve te forta, mjeteve ndezese ne fushen e lojes si dhe ofendimeve te vazhdueshme denohen secila me zhvillimin e 1(nje) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates bazuar ne nenin 66.3/a te KDS.
- Ekipi i KF ”Laci”, per sjellje te gabuar te tifozeve te tij dhe deshtim ne permbushjen e pergjegjesive denohet me 20.000 leke gjobe bazuar ne nenin 65.1 te KDS.
- Lojtari i KF “Veleciku”, Neritan Dorzaj, per sjellje jo sportive dhe ofendim te zyrtareve te ndeshjes denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/a te KDS.
- Lojtari i KF “Permeti” Abaz Zahimi, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/e te KDS.
- Lojtari i KF “Domosdova”, Kristjan Lleshi, per goditje te lojtarit kundershtar me pasoja te renda per shendetin denohet me 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/c te KDS.
- Lojtari i KF “Domosdova”, Mario Karriqi, per goditje me shkelm ndaj lojtarit kundershtar denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/e te KDS.
- KF “Egnatia “, per braktisje te pjeses se mbetur te lojes, humbet ndeshjen ne tavoline me KF “Domosdova” me rezultatin 3-0 si dhe i zbriten 3(tre) pike nga klasifikimi bazuar ne nenin 55.1 te KDS.
- KF “Skampini” U-19, per aktivizimin ne fushen e lojes te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me KSSH “Veleciku” U-19 me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 54 te KDS.
- KF “Vllaznimi” U-19, per mos paraqitje ne ndeshje me “Shkendia B Tr” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55 te KDS.
- KF ”Skampini” U-17, per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Burreli” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55 te KDS.
- Lojtari i KF “Olimpiku” U-17 , Aroldo Mersini, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktivitet bazuar ne nenin 49.1/a te KDS.
- Ankimi i KF “Vllaznia” U-17, ne lidhje me parregullsi ne ndeshje me KF “Olimpiku” U-17, do te shqyrtohet mbledhjen e ardhshme te KDS pasi te bej verifikimet Sektori i Garave i FSHF-se.
- Tranjeri iKF “ IDS”, Artan Vangjeli, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.2/a te KDS.
- Lojtari i KF ”IDS”, Mirsad Adili, per sjelje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1/a te KDS.
d.b/shqiptarja.com
