Korçë-Polica ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 persona për incidentet e shkaktuara dje në stadium në ndeshjen Skënderbeu – Tirana e përfunduar me rezultatin 2-3 për bardheblutë.
Gjatë ndeshjes dhe në fund të saj personat e proceduar hodhën sende në fushë, thyen stolat dhe kundërshtuan forcat e policisë.
5 personat e proceduar janë të gjithë nga Korça: A.B, 35 vjeç, E.F,23 vjeç, M.C, 47 vjeç, F.C, 17 vjeç, K.H , 25 vjeç. Incidentet pas pretendimit të vendasve për tolerim ndaj ekipit të Tiranës
Njoftimi i Policisë
Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin si dhe me persona të tjerë për të cilët po vazhdon puna për identifikimin e tyre, dje me datë. 05.04.2014 gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet Klubit Sportiv Skënderbeu dhe Klubit Sportiv Tirana, i cili u zhvillua në qytetin e Korçës,
kanë hedhur sende, të palejuara në fushë, kanë dëmtuar ndenjëset e shkalleve të stadiumit si dhe disa nga tifozët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke u hedhur gurë e sende të tjera të forta.
Për sa më sipër materialet do i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nent 274, 150 e 25 i Kodit Penal. Për shtetasin me inicialet K.H,ka filluar procedimi penal edhe për veprën penale “Kundershtim i punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 236 i K.Penal.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com