Një Gjykatë e Kosovës ka lëshuar një urdhërarresti për ish-kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.
 
Vendimi është marrë nga gjyqtari Beqir Kalludra i cili paralajmëroi lëshimin urdhërarrestit dhe paraburgim ndaj Albin Kurtit.

Albin Kurti, njëri nga katër deputetët e “Vetëvendosjes” të akuzuar për aktivizim të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit nuk ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra paralajmëroi se do të merren masa për këtë çështje.

Gjyqtari Kalludra tha në seancë se për të siguruar praninë e Albin Kurtit në gjykatë do të lëshojë urdhërarrest dhe do t’ia caktojë atij paraburgimin.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com