Incidentet në stadium, Partizani
4 ndeshje pa tifozë, Skënderbeu 3

Incidentet në stadium, Partizani<br />4 ndeshje pa tifozë, Skënderbeu 3
Pas incidenteve të shënuara në "Elbasan Arena" në takimin e fundjavës Partizani-Skënderbeu, Komisioni i Disiplinës ka marrë vendim sot për të dënuar të dyja klubet.

Partizani është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, ndërsa Skënderbeu me 3 sfida pa praninë e spektatorëve.

Ndërkohë që të dyja klubet do të zhdëmtojnë dëmet që kanë bërë të dyja tifozëritë në “Elbasan Arena”.

Mbledhja e Komisionit të Disiplinës ka përfunduar pak çaste më parë dhe ka vendosur masat drastike ndaj dy ekipeve.

FSHF ka publikuar edhe vendimet e plota të Disiplinës në faqen e saj në internet.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF:

Date 03.11.2016

                                 VENDIM

I mbajtur sot me date 3 Nentor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

                                   VENDOSI:

1.KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Nenit 66/3.a te KDS , denohet me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
Detyrohet KF “Partizani” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena” .
2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Neni 66/2.a te KDS, denohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
Detyrohet KF “Skenderbeu” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena”.
3.Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume .

Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.

                          Komisioni i Disiplines

Anetar                          Kryetar                            Anetar 
SajmirXhuglini            Ardian Haci                       Ilir Lame



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm