Incidenti, Berisha vlerëson 
Ristanin, kryeministria e quan pijanec

Incidenti, Berisha vlerëson <br />Ristanin, kryeministria e quan pijanec
TIRANE- Konflikti verbal, i ndodhur gjatë tryezës së nivelit të lartë mes kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat Arben Ristani, është riprodhuar me dy versione të ndryshme nga vetë protagonistët. Duke e konsideruar Ristanin si një folës përgjithësisht të dehur, kryeministria sqaroi dje se kreu i qeverisë gjatë gjithë takimit ka qenë plotësisht etik me opozitën dhe përfaqësuesit e saj. Drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga, edhe në pozitat e protagonistit në takim, ka shpjeguar përplasjen mes kryeministrit dhe deputetit Ristani duke mos u kursyer për të bërë edhe një biografi mbi të shkuarën e këtij të fundit.

Sipas Fugës, deputeti Ristani veç faktit që është një folës përgjithësisht i dehur rezulton të jetë edhe një ish-i dënuar me burg për korrupsion dhe një vjedhës votash në krye të KQZ-së. “Çdo shqiptar e njeh Ristanin sepse është bërë personazh mediatik, qoftë si i dënuar me burg për korrupsion, qoftë si vjedhës votash në krye të KQZ-së, por edhe qoftë si një folës përgjithësisht i dehur që merr përsipër të lëshoje “të fortat” e opozitës nga foltorja e Kuvendit ose e partisë”, ka deklaruar Fuga.

Kryeministria shprehet e keqardhur për deklaratat publike të vetë Ristanit duke theksuar se njësoj si deputeti edhe opozita vërtitet takimeve në gjendje të dehur duke iu marrë këmbët. Në vlerësimin e bërë nga kryeministria vendi nuk meriton një opozitë e cila flet përpara të huajve me një fjalor prej të dehuri dhe që ankohet se i ka humbur ekuilibri.

Përgjigja
Mbrojtja për deputetin demokrat ka ardhur nga ish-kryeministri Berisha i cili në kundërpërgjigje të deklaratave të kryeministrisë ka theksuar se deputeti Ristani shquhet për edukatën dhe vetëpërmbajtjen e tij. Sipas Berishës falë kësaj vetëpërmbajtjeje të Ristanit është shmangur një tjetër skandal i Ramës i ngjashëm me atë të Vjenës dhe Padamit. “Rama i ka prerë fjalën Ristanit, duke e pyetur se sa gota ka pirë, dhe këtu ka detyruar deputetin e PD-së t’i drejtohet Fyles duke i thënë se: Këtu dialog nuk ka sepse edhe këtu kryeministri fyen dhe po sillet si rrugaç. Ndërkohë Rama hap si gorillë gojën, bëri të broftë në këmbë për t'ju vërsulur Ristanit i gatshëm për të përsëritur skandalin e Vjenës dhe të Padamit por nuk e lejuan”, shpjegon Berisha.

Në qëndrimin e tij Berisha thekson se kreu i qeverisë ka hyrë në takim tërësisht i ç’ekuilibruar duke u përpjekur gjatë të gjithë kohës të prish tryezën e bisedimeve. Ndryshe nga akuzat e ardhura nga selia e qeverisë, Berisha pretendon se Ristani nuk ka vuajtur asnjë ditë burg, madje ka realizuar detyra mjaft të rëndësishme si ato të këshilltarit të Presidentit Moisiu, drejtimin e Shkollës së Magjistraturës dhe KQZ-së. Incidenti në fjalë ndodhi dy ditë më parë në prani të komisionerit për zgjerimin Evropian Stefan Fyle, ndërkohë që në dalje të takimit me dyer të mbyllura palët mbajtën qëndrime të ndryshme lidhur me këtë ngjarje. 

“Rama i vërtetë është ai që shan pas shpine”, Deputeti Ristani sqaron incidentin e ndodhur në sy të Fyles
Protagonisti në incidentin e ndodhur Arben Ristani, akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Rama për fjalorin e ulët të përdorur në takimin e me Fylen. Ristani ka sqaruar se tryeza në të cilën opozita mori pjesë ishte parashikuar dhe thirrur që të zhvillonte një dialog të niveli të lartë por bisedat e ulta të kryeministrit Rama e shndërruan të gjithën në një komunikim banal. Duke mos e quajtur kryeministrin e vërtetë dhe të shtirur atë që shohim në kamera, deputeti demokrat sqaron se Rama i vërtetë është ai që shan pas shpine.

Sipas Ristanit, incidenti ka ndodhur në momentin që ai po i raportonte komisionerit Fyle shqetësimet e opozitës. “Teksa unë flisja, Edi Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër”, u shpreh Ristani. Deputeti thekson se kryeministri Rama me qëndrimin e mbajtur në takimin e nivelit të lartë tregoi se gjendej vetëm sa për sy e faqe në të njëjtën tryezë me opozitën. “Qëndrimi i tij është mos konsiderimi i opozitës, shkelja e çdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike”, sqaroi deputeti demokrat.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS